Kombëtarja e Shqipërisë do ta luaj ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë do të ndeshen në udhëtim me Izraelin, skuadër që e mposhtën në xhiron e parë të grupit.


Në dy ndeshjet e para, Kombëtarja shqiptare ka marrë tri pikë, duke shënuar fitore në Elbasan Arena 1-0 ndaj Izraelit dhe duke humbur 2-0 në udhëtim te Skocia.

Tani fitorja vlen shumë, vlen për të dalë në pozitën e parë në grup dhe për këtë janë të vetëdijshëm futbollistët tanë.

Ishte goli i Taulant Xhakës që vendosi ndeshjen e muajit të kaluar, i shënuar në pjesën e dytë nga një goditje e fuqishme e mesfushorit.

auto 2018 09 07T200417Z 1989532191 RC13A74BCCB0 RTRMADP 3 SOCCER UEFA NATIONS ALB ISR1536352662 Festa e futbollistëve tanë në muajin e kaluar pas golit të shënuar ndaj Izraelit

Kjo cilësohet si ndeshja e vitit për Shqipërinë, pasi fitorja do t’i dërgonte kuqezinjtë në krye të Grupit 1 në Ligën C.

Në anën tjetër edhe Izraeli ka tri pikë aq sa Shqipëria, pasi ka humbur në Elbasan dhe ka triumfuar me rikthim 2-1 në shtëpi ndaj Skocisë.

Ndeshja mes Izraelit dhe Shqipërisë zhvillohet Toto Turner Stadium në Beer Sheva nga ora 20:45 dhe gjykohet nga gjyqtari italian Mazzoleni. /Telegrafi/