LAJMI I FUNDIT:

”Fitorja e BDI-së falë LSDM-së” (Video)

”Fitorja e BDI-së falë LSDM-së” (Video)

Analistët politik në emisionin e mbrëmshëm “Studio e hapur” vlerësuan se fitorja e BDI-së në komunat shqiptare i atribuohet ndihmës së madhe që kjo parti ka pasur nga LSDM-ja e Zoran Zaevit. Ndërhyrjen e këtij të fundit ata e vlerësojnë si një precedent dhe dëshpërim për shqiptarët të cilët ishin për reforma dhe ndryshim në Maqedoni. Sipas analistëve Latif Mustava dhe Isen Saliu, votat të cilat i fitoi koalicioni opozitar “Aleanca me Besë” dëshmuan një rizgjim të dytë të shqiptarëve në Maqedoni dhe rreshtim të tyre pas koalicionit të ri shqiptar.

Sipas analistit Sefer Tahiri, koalicioni BDI-LSDM për zgjedhjet lokale është dakorduar që nga formimi i koalicionit qeveritar, ndërsa pjesë e kësaj marrëveshje ka qenë edhe fitorja e LSDM-së në Haraçinë.

Sipas analistit Qashif Bakiu, edhe përkundër ndihmës së madhe nga LSDM, BDI përsëri ka shënuar rrezultatin më të dobët që nga themelimi i kësaj partie. Ai kujtoi se për herë të parë BDI humb kaq shumë komuna dhe për herë të parë dallimi nga opozita është kaq i vogël edhe në ato komuna ku kanë fituar.


Analistët vlerësojnë se pas certifikimit të rezultatit zgjedhor do të ketë zhvillime të reja politike, ndërsa paralajmëruan edhe mundësinë për krijimin e një krize të re politike.

Në trend Lajme

Më shumë
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Lajme
Një 21 dhe 29 vjeçar mbetën të plagosur mbrëmë në Prishtinë, gjendja e tyre është stabile

Një 21 dhe 29 vjeçar mbetën të plagosur mbrëmë në Prishtinë, gjendja e tyre është stabile

Lajme
Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Drejtësi
I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

Lajme
Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Lajme
Kalo në kategori