Liverpooli ka fituar ndaj Stoke Cityt me rezultat 4-1.

Reds dominuan gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar dhe e lehtë për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp.


Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e tetë nga Alberto Moreno, kurse mysafirët barazuan në minutën e 22-të me anë të Bojan Krkic.

Liverpool+v+Stoke+City+Premier+League+1E8fWq_tiGqx

Epërsia e vendasve u rikthye në minutën e 32-të fal golit nga Daniel Sturridge, e gjitha kjo pas një asistimi të bukur nga Sheyi Ojo dhe me rezultatin 2-1 përfundoi pjesa e parë.

Xherdan+Shaqiri+Liverpool+v+Stoke+City+Premier+s5GIKBc4JWUx

Goli i sigurisë erdhi në minutën e 50-të nga Divock Origi, por sulmuesi belg shënoi edhe një herë në minutën e 65-të.

Liverpool+v+Stoke+City+Premier+League+xewhhzLfx_Fx

Vlen të theksohet se Xhardan Shaqiri luajti 70 minuta në këtë takim dhe asistoi te goli i vetëm i Stoke.

Pas kësaj fitore Liverpooli ngjitet në pozitën e tetë me 48 pikë, apo një më shumë se Stoke City në vendin e nëntë. Ndeshja e ardhshme e Reds është ndaj Bournemouth, kurse Stoke kundër Tottenhamit. /Telegrafi/

telegrafi sport app