Jessica Gould nga Ontario e Kanadasë, fiton mbi 60 mijë euro brenda vitit, duke u dërguar klientëve fotografitë e shputave të këmbëve.

Modelja 32-vjeçare kishte postuar në Instagram një fotografi të kësaj pjese të trupit, pasi kërkohej nga një agjenci për një reklamë, transmeton Telegrafi.


Fiton foto 2 Kërkesa të shumta për t’ia parë shputat

Llogaria saj është mbushur me shumë kërkesa, për të dërguar imazhe private te shumë meshkuj, që i kanë fetish këmbët e grave.

“Nuk përtova dhe i shkrepa disa fotografi për t’jua dërguar, e ata më falën të holla të konsiderueshme. Pastaj mendova ta realizoj si biznes”, ka shpjeguar Gould lidhur me rastin.

Fiton foto 3 Biznesi i papritshëm dhe fitimprurës

Tani ajo ka një sistem të regjistruar dhe për çdo fotografi që dërgon i kryhet pagesa përmes bankës.

“Bota e fetisheve qenka shumë e madhe, kurrë nuk do të besoja se mund të kënaqja dikë me këmbë”, ka shtuar më tej ajo.

Fiton foto 4 Fetish i përhapur në masë të madhe

Madje, nëse ka kërkesa të veçanta siç është fokusimi në nyja, gishta apo tabanët e shputave, pagesa është edhe më e lartë. /Telegrafi/