Një djalë i ri i dhënë shumë pas gjelbërimit dhe kopshtarisë ka fituar nofkën “djaloshi nga xhungla”, kjo për faktin se në shtëpinë e tij i ka shpërndara rreth 1.400 lule që i ka mbjellë përfshirë edhe në tualet.

Joe Bagley, 20-vjeç ngas Loughborouh i Leicstershire, ka arritur që dhomën e tij të gjumit ta shndërroj në një “xhungël në ambient të mbyllur”, duke e stërmbushur me lule të llojeve të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Pothuajse nuk ka vend ku nuk i ka shpërndarë lulet, madje në dollapë, tavolinë edhe tualet. Për to ka shpenzuar rreth 3.500 funte dhe çdo ditë ua kushton disa orë për t’i ujitur.

Bagley thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi planifikon të zgjeroj gamën e llojeve të ndryshme të luleve, derisa familjarët po e kritikojnë se tashmë ka mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për tjera. /Telegrafi/

1 198

2 50

3 30

4 28

5 19

6 15

7 12

8 9

9 7

10 8

11 4

12 5

13 5

14 4