Rreshteri i Policisë së Kosovës, kampioni Anton Cena, së fundmi i ka sjellë Kosovës katër medalje nga Spanja, ku njërën ia ka dhuruar familjes së policit të vrarë, Afrim Bunjaku.

Garat në disiplinën e sporteve luftarake në lojërat e 11-të për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikëse, nxorën rreshterin e Kosovës fitues me katër medalje.


Ai gjithashtu fitoi edhe në garën e mbajtur në disiciplinën notit 2000 m, në ujë të hapur.

Në një intervistë për Telegrafin, Cena thotë se për të ka qenë kënaqësi e madhe të merrte pjesë në lojërat e organizuar në Spanjë.

Ai deklaron se që nga nisja për në shtetin spanjoll e kishte menduar se nëse fiton një medalje do t’ia dhurojë familjes së policit, Afrim Bunjaku.

“Kënaqësia ime më e madhe ishte se që nga nisja në Spanjë, njërën nga medaljet të cilën do ta fitoj, në kokën time ka qenë e pranishme çdo herë mendimi që t’i dhurohet heroit tonë të fundit, Afrim Bunajku, dhe ja kam dhuruar familjes. Po ashtu, kam kërkuar nga familja që anëtari më i vjetër të bëhet polic, dhe të bëhet siç ka qenë i ati i tij, familja më ka përgëzuar për idenë, dhe kanë thënë se do të punojnë në atë drejtim”, është shprehur ai.

380139941 859775985715284 2961235302256743256 n

Cena bëri të ditur se në gara kanë marrë pjesë rreth 39 shtete të Evropës.

“Ka qenë një sfidë jashtëzakonisht e madhe, ë kanë marrë pjesë rreth 39 shtete të Evropës, me katër institucione, policë, doganier, korrektues dhe zjarrfikës.

"Pra ka qenë sfidë e çdo polici që ta sfidojë vetën, ta përfaqësojë institucionin dhe shtetin në mënyrën më të mirë që është e mundur. Pra, qëllimi im ka qenë përfaqësimi dinjitoz i shtetit në një vend që ende nuk e ka njohur pavarësinë”, theksoi ai.

Megjithatë, Cena thotë se në fillim të hapjes zyrtare ka munguar flamuri i Kosovës dhe se autoritetet spanjolle nuk kanë lejuar të vendoset për shkak se ky shtet nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

“Sfida ishte e madhe në hapje zyrtare mungonte flamuri i Kosovës për arsye se Spanja nuk kishte pranuar, unë si pjesëmarrës i vetëm në këtë garë, kërkova nga organizatori që të ngritet flamuri i Kosovës, ata thanë së me ligjet e Spanjës është e ndaluar paraqitja e simboleve të shtetit të Kosovës. Në atë moment u irritova dhe hapa flamurin e Kosovës, dhe kam shpalosur të gjitha simbolet tona. Kjo është është e tretë që paraqes simbolet tona në Spanjë”, pohoi ai.

385481834 165032133343999 7422492974554439505 n

Cena bëri të ditur se deri tani Kosovës ia ka sjellë tetë medalje nga shteti spanjoll.

Sa i përket punës në Akademinë për Sigurinë Publikë, ai thotë se është mbikëqyrës i shkathtësive operative të policëve.

“Në ora 08:00 filloj punën në Akademinë për Sigurinë Publike që kam aktivitet fizik tërë ditën, pas punës filloj në palestër ku i kaloi edhe 4 orë. Jam pra mbikëqyrës i shkathtësive operative të policit, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike që nga vitit 2000, kadetët trajtohen për shkathtësi fizike”, tha ai.

385524984 291483077151605 8935187088727776700 n

Gjatë intervistës, Cena tha se planifikon të marrë pjesë edhe në kampionatin në Portugali, ndërsa bëri të ditur se deri tani ka fituar mbi 30 medalje.

“Jam përfaqësues i denjë i Kosovës”, tha në fund të intervistës, rreshteri Cena. /Telegrafi/