LAJMI I FUNDIT:

Fisnik Rugova dhe synimet e tij me Bashkimin

Fisnik Rugova dhe synimet e tij me Bashkimin
(Foto: basketbolli.com)

Bashkimi është skuadra më e vjetër në Kosovë. Prizrenasit gjithmonë kanë luftuar për trofe dhe kështu pritet edhe në këtë edicion.

Portokallezinjtë kanë bërë disa përforcime me lojtarë të huaj dhe vendorë. Njëri ndër ta është Fisnik Rugova, i cili së fundi u aktivizua te Rahoveci, ndërsa ka fituar shumë trofe me Sigal Prishtinën dhe Pejën.

“Kemi filluar përgatitjet me kohë dhe po japim më të mirën e mundshme. Kemi zhvilluar disa ndeshje miqësore deri më tani, për të parë formën e skuadrës para garave”, ka thënë Rugova për faqen zyrtare të FBK-së.


Bashkimi në xhiron e parë do të përballet me Vëllaznimin. Këto dy skuadra u sfiduan javën e kaluar në një miqësore.

“Të gjitha skuadrat janë bërë përforcuar në këtë edicion. Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Ajo që ju premtojmë tifozëve është se, do të angazhohemi maksimalisht në çdo ndeshje që do të zhvillojnë”.

“Ky kampionat pritet të jetë interesant dhe sigurisht se synojmë paraqitje të mira dhe të realizojmë synimet tona”, ka shtuar tutje Rugova.

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori