LAJMI I FUNDIT:

Firma të mëdha të pagesave ndalojnë pranimin e Bitcoin

Firma të mëdha të pagesave ndalojnë pranimin e Bitcoin
LONDON, ENGLAND - DECEMBER 07: A visual representation of the digital Cryptocurrency, Bitcoin alongside US Dollars on December 07, 2017 in London, England. Cryptocurrencies including Bitcoin, Ethereum, and Lightcoin have seen unprecedented growth in 2017, despite remaining extremely volatile. While digital currencies across the board have divided opinion between financial institutions, and now have a market cap of around 175 Billion USD, the crypto sector coninues to grow, as it continues to see wider mainstreem adoption. The price of one Bitcoin passed 15,000 USD across many exchanges today taking it higher than previous all time highs. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

Kompania e cila merret me pagesa online ‘Stripe’, tha se në muajin prill do të ndalojë përpunimin e transaksioneve të Bitcoin.

‘Stripe’, e cila punon me më shumë se 100 mijë biznese në mbarë botën, tha se vendosi për këtë sepse luhatshmëria e madhe në çmimin e Bitcoin ka bërë që të jetë e paqëndrueshme.

“Bitcoin ka evoluar për t’u bërë i përshtatshëm për të qenë një pasuri sesa të jetë një mjet për shkëmbim”, tha Tom Karlo, Kryeshef Ekzekutiv i ‘Stripe’.


‘Stripe’ ishte një nga kompanitë e para të pagesave që ka filluar të pranojë pagesa me Bitcoin që në fillim të vitit 2015.

“Por që atëherë, tarifat e transaksionit për përpunimin e pagesave me Bitcoin janë rritur dhe kjo e ka bërë monedhën më pak të popullarizuar për bizneset që bashkëpunojnë me kompaninë”, tha ‘Stripe’ në një njoftim, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, kompania e lojërave ‘Steam’ në dhjetor të vitit të kaluar ndaloi së pranuari pagesa me Bitcoin për arsye të ngjashme sikurse ‘Stripe’.

Megjithatë, ‘Stripe’ tha se nuk përjashton mundësinë që të pranojë pagesa me kriptovaluta të tjera sikurse është Ethereum dhe Ripple. /Telegrafi/