Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, i cili tha se çështja e taksës të lihen anash dhe bisedimet me Serbinë të vazhdojnë.
Pas takimit ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli tha se e ka njoftuar homologun e tij për të gjitha çështjet me të cilat po përballet vendi.
“Patëm këmbim të ideve, patëm këmbim të mendimit tonë dhe mund t’iu them se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Finlandës janë marrëdhënie të mira, nuk kemi asnjë problem. Ne kemi nënshkruar disa marrëveshje me Finlandën dhe kemi nënshkruar disa nisma. Unë shfrytëzova rastin ta informojë kolegun për situatën e krijuar tani pas vendimit që vendi të shkojë në zgjedhje, e informova që jemi në fushatë zgjedhore dhe e informova se qeveria e ardhshme do të jetë shumë më e kujdesshme në krijimin e kushteve për të filluar dialogu me Serbinë. Për të filluar dhe për t’u kryer me marrëveshje gjithëpërfshirëse. E informova se Kosova është duke punuar në implementimin e MSA-së, po ashtu e informova për situatën në të cilën ndodhemi ne në marrëdhënien tonë me BE sa i përket lëvizjes së lirë. Kolegu im tha vet se do të angazhohet me çdo gjë që ka që në mënyrë korrekte edhe kosovarët të udhëtojnë lirshëm. Unë shpreha një dëshirë që kjo të ndodhë gjatë presidencës së Finlandës”, tha ai.
Kurse, ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë.
“Kemi qenë mbështetës jo vetëm të pavarësisë së Kosovës, ju keni mbështetjen tonë në të gjitha ato aktivitete ndërkombëtare që doni të jeni. Sa i përket vizave ne jemi duke punuar. Finlanda mbështet aspektin e zgjerimit të BE-së. Ka disa çështje që ju përmendët e që nuk kanë avancuar aq sa do të donim siç është dialogu Kosovë-Serbi, e keni mbështetjen tonë të plotë për të vazhduar bisedimet. Neve nuk na pëlqen që ka avokim kundër jush në disa kontekste kohore, nuk është e pranueshme dhe gjithashtu ka disa çështje sa i përket tarifës dhe politikave, shpresoj të gjitha këto çështje të lihen anash dhe bisedimet me Serbinë të vazhdojnë”, tha ai. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës