Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria përballen me rrezikun e rritjes së nacionalizmit dhe shkatërrimin e reformave ekonomike, pasi Bashkimi Evropian ua mbylli derën për një kohë të gjatë shpresave të tyre, kanë paralajmëruar liderët e të dy vendeve, shkruan sot Valerie Hopkins e gazetës së njohur britanike “The Financial Times”.
“Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, deklaroi në një intervistë se i frikësohej një rikthimi në të kaluarën e keqe të vendit të tij, etnikisht të ndarë, duke përfshirë një luftë civile të shmangur në vitin 2001”.
“Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, deklaroi në një intervistë të veçantë se vendi i tij rrezikon të bëhet dëm kolateral nga përçarja e BE-së në lidhje me zgjerimin”, shkruan gazetarja.
Paralajmërimet nga të dy udhëheqësit e Ballkanit theksojnë frikën e analistëve se mospranimi i të dy vendeve për hapjen e negociatave të anëtarësimit, do të destabilizojë një rajon, gjeopolitikisht delikat, ku ndikimi i vendeve të tjera përfshirë Rusinë dhe Kinën, po rritet.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, bllokoi hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Të dy vendet janë ankuar se BE nuk po përmbush anën e saj të marrëveshjes së nënkuptuar, pasi si Tirana ashtu dhe Shkupi vepruan në përpjekje për të përmbushur kërkesat e Brukselit. Holanda dhe Danimarka ishin gjithashtu kundër bisedimeve me Shqipërinë.
Zaev shprehu shqetësimin se marrëveshja me Greqinë, e nënshkruar vitin e kaluar për të riemëruar vendin e tij, mund të rihapet përsëri mes ringjalljes së ndjenjës nacionaliste. Ndryshimi i emrit ishte një hap i rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por ishte i diskutueshëm në të dy vendet dhe Zaev paralajmëroi se zbatimi i mëtejshëm i marrëveshjes së arritur me Athinën ndodhet në rrezik.
“Një pjesë e procesit është e pakthyeshme, por shqetësohem se mund të ketë një kthim në të kaluarën e keqe që kemi pasur”, deklaroi ai, duke përmendur natyrën multietnike të vendit të tij, i ndarë mes shumicës maqedonase dhe shqiptarëve etnikë.
“Nëse ka mjaftueshëm retorikë nacionaliste, veprime radikale dhe fjalime në Maqedoninë e e Veriut, kjo do u japë politikanëve grekë argumente për të përdorur të njëjtën lloj retorike. Kjo mund të sjellë ndërmarrjen e hapave konkretë nga të gjithë, gjë që nuk do të jetë në të mirë të rajonit ose vendit tim”, deklaroi Zaev.
Zaev tashmë ka deklaruar se ai do të japë dorëheqjen duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm, pas refuzimit të BE-së. Ai ka thënë se marrëveshja e emrit me Greqinë, e njohur si Marrëveshja e Prespës, mund të jetë në rrezik nëse partia e tij nuk fiton.
Rama deklaroi në Tiranë se vendimi për të mos hapur negociatat e pranimit ka qenë një tronditje e rëndë psikologjike në vend dhe ka dëmtuar besueshmërinë e unionit në rajon.
“Ne jemi ndarë dy herë në mënyrë brutale nga Europa, herën e parë, për pesë shekuj nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe më pas për gjysmë shekulli nën regjimin brutal komunist. Askush nuk mund të jetojë me idenë se mund të ketë një herë të tretë dhe se këtë herë mund të jetë Europa që na ndan brutalisht nga vetvetja”, deklaroi ai.
Rama dhe Zaev deklaruan se ata i kuptonin shqetësimet e shteteve anëtare të BE-së, se ata i kishin bllokuan negociatat sepse ata duan të ndjekin reforma në union dhe politikat e saj të zgjerimit.
Por, ata të dy ranë dakord se një anëtarësim i mundshëm do të ishte paktën një dekadë larg, dhe se vendet e tyre dhe vetë BE-ja mund të vazhdonin ndërkohë reformat e tyre.
Rama deklaroi se nevoja për një reformë të brendshme të BE-së, në të vërtetë nuk ishte një alibi e vazhdueshme për atë që që mund të konsiderohet çështje thelbësore”.
“Europa gjendet në një kohë kur mund të përkeqësohet përpara se të përmirësohet dhe ne jemi vetëm dëmi kolateral i kësaj”, tha Rama.
Judy Dempsey, një pjesëmarrëse e rëndësishme jorezidente në Carnegie Europe me seli në Berlin, deklaroi se besueshmëria e BE-së ishte dëmtuar sepse liderëve u ishte thënë që në 2003 se, nëse ata do të plotësonin kriteret e BE-së, ata do të pranoheshin, dhe tani që të paktën Shkupi e kishte bërë këtë, vendi u refuzua me arsyetimin se BE-ja si fillim duhet të reformohet.
“Premtimet nuk u mbajtën. Tani Ballkani Perëndimor lehtësisht mund të ndikohet nga Kina ose Rusia”, deklaroi ajo.
Zaev ka shprehur shqetësimin e tij për përpjekjet për të mbushur boshllëkun.
“Ky vendim u krijon hapësirë forcave të treta, që nuk janë shumë të dobishme, që nuk na ofrojnë demokracinë, lirinë dhe shtetin e së drejtës”, deklaroi Zaev.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë