Finalja e FA Kupës, Chelsea – Leicester: Formacionet zyrtare

Chelsea do të ketë përballë skuadrën e Leicester Cityt në finale të FA Kupës.
“The Blues” kanë rastin për të fituar trofeun e parë këtë sezon nën urdhrat e menaxherit, Thomas Tuchel, por së pari duhet ta kalojnë sfidën e quajtur Leicester City.
Për Leicesterin, kjo është hera e parë që arrijnë në finale dhe kanë një mundësi të artë për të shkruar historinë e klubit.
Për Chelsean, N’Golo Kante luan nga minuta e parë, ndërsa sulmi i është besuar Ziyech, Werner e Mount.
Te Leicester në sulm luajnë Perez, Ihenacho dhe Vardy.
Chelsea: Kepa, Azpilicueta, Thiago Silva, Rudiger, James, Kante, Jorginho, Alonso, Ziyech, Werner, Mount.
Leicester City: Schmeichel, Castagne, Fofana, Soyuncu, Evans, Thomas, Ndidi, Tielemans, Perez, Ihenacho, Vardy.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/05/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































