Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se pavarësisht insistimit të madh nga ana e saj tek Ministria e Shëndetësisë (MSH) në Final 8 Kupën e Kosovës, që do të zhvillohet nga 3 deri më 7 Shkurt në Suharekë, nuk do të lejohen shikuesit dhe do të respektohet vendimi i Qeverisë së Kosovës, që në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona, duke përfshirë këtu lojtarët, trajnerët, gjyqtarët, zyrtarët e ndeshjes dhe zyrtarët e FBK-së.
Federata e Basketbollit e Kosovës ka kërkuar dhe ka insistuar tek Ministria e Shëndetësisë disa herë që të lejohen të paktën 200 shikues, të cilët do të respektonin masat, si distanca sociale dhe bartja e maskave, megjithatë, vendimi nga MSH nuk ka ndryshuar.
“Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) edhe një herë kërkon nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lejimin e shikuesve (200 në total) në ndeshjet e Final 8 Kupës së Kosovës, event ky që do të organizohet prej 3 deri më 7 Shkurt 2021 në palestrën e sportit “13 Qershori” në Suharekë. Federata e Basketbollit të Kosovës e rithekson se është e gatshme që së bashku me organizatorin e Final 8 Kupës së Kosovës, klubin e basketbollit Golden Eagle Ylli, të bëjë organizimin e shikuesve, gjithnjë duke respektuar masat në fuqi për Covid-19 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Udhëzuesin e FBK-së për Rikthimin në Fushat e Basketbollit dhe Protokollin e FIBA-s për Covid-19, në të cilat theksohet fuqishëm mbajtja e distancës sociale dhe e vendosjes obligative të maskës”, thuhet në kërkesën e FBK-së.
Të dielën Ministria e Shëndetësisë ka treguar se do të lejohen vetëm 50 persona gjatë aktiviteteve në palestra. “Referuar e-mailit tuaj, ju informojmë që aktivitetet mund të realizohen gjithmonë duke respektuar Vendimet e lëshuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe manualin për mbrojtje nga Covid 19”, thuhet në përgjigjen nga MSH, që i referohet vendimit të mëparshëm me numër 09/58 të datës 14.01.2021, gjegjësisht pikës 24 të vendimit – Masat për aktivitete publike.
Federata e Basketbollit e Kosovës sërish ka kërkuar që të lejohen tifozët, por përgjigja e prerë ka arritur sërish të martën (sot). “Nga QOE/MSH më parë keni pranuar përgjigjen në kërkesën tuaj, ju rikujtojmë që nuk ka ndryshime nga Vendimin Nr. 09/58 datë 14.01.2021, çka nënkupton se shprehimisht është e rregulluar lejimi i këtyre aktiviteteve dhe pjesëmarrja e mundshme e personave në këto aktivitete”.
Vendimi për lejimin e aktiviteteve sportive në palestra është ky: “Në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 30 personave, ndërsa në sheshe publike, parqe, vende publike, qendra rekreative dimërore dhe të ngjashme, lejohet grumbullimi deri në 50 persona me përjashtim rasteve të lejuara me këtë vendim”.
Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me klubit organizator, Golden Eagle Ylli do të bëjë çmos që këto rregulla të respektohen dhe të mos ketë probleme.
Rrjedhimisht edhe mediat nuk do të lejohen në palestër, megjithatë, Federata e Basketbollit të Kosovës do të përkujdeset që tu ofrojë statistikat ‘LIVE’ në uebfaqen e saj zyrtare, raportet e ndeshjeve, fotografitë, Highlights dhe deklaratat pas ndeshjes. Të gjitha ndeshjet do të transmetohet në Kujtesa, thuhet në njoftimin e FBK-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi