Poezi nga: Jack Micheline
Përktheu: Fadil Bajraj
Unë kam lindur në rrugën e budallenjve të humbur
në një ditë dimri me diell
duke ulëritur cullak deri në kupë të qiellit
me një palë sy të shndritshëm nga paterica dhe spiranca
bridhja nëpër qytete i shushatur
mes rrënojave, zhurmave, çmendinës, burgut, parabugosjeve
përdridhesha, vrapoja, fshihesha nga kopeja
kokëkrisur i paturpshëm që vrapon deri në rraskapitje
dhe nuk gjeta përgjigje, pos në veten time
se njeriu është i pangopur dhe i kalbur deri në palcë
ndërsa kombet erdhën e shkuan bashkë me to edhe kauzat
betejat që duhet bërë, ferri i brendshëm i dyshimeve
Çelësi ishte në rrezet e diellit
një palë kofshë
një vështrim
një shikim
unë zgjodha rrugën e rebelit
rrugicat e shpirtit
një stilolaps magjik në letër
shkarravinat e shkrimtarit
një sy piktori i zhytur me nëndetëse dhe ngjyra
një dervish rrotullues i një ëndrre sublime
për të mbajtur lulen lart mes luftërave
për të puthut matrapazin poshtë në thellësi të ferrit
për të ngritur këtë grumbull të plehrave secilën molekulë
valët e muzgut që flakërojnë natën
një fëmijë që ecën në mug të qyteteve
dhe kështu unë u fsheha në njëfarë vendi të errët
i burgosur në një majë bjeshke
dhe shkrova këngën time të vetmuar
12 qershor 1975
San Francisko, Kaliforni
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

A janë të gjitha pikturat politike?

Pse parapëlqehet kaq shumë në rrjetet sociale, shkrimtari i shekujve të kaluar?

GJUHA SHQYPE

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës