Filmi “Hello Cinema” (Salaam Cinema) i regjisorit të njohur iranian Mohsen Makhmalbaf ka hapur programin e filmave dokumentarë “Për hir të kinemasë” në kopshtin e Kino Lumbardhit në Prizren.
Ky program trajton rezistencën e kinemave si hapësira kulturore dhe artistike, por edhe të filmave në vetvete si mediume eksperimentale. Ky fat, vite më parë e pat ndjekur edhe Kino Lumbardhin, ngase kishte tentativa për ta zhbërë atë nga funksioni i vetë primar, por që fal angazhimit të komunitetit një gjë e tillë nuk ishte jetësuar.
Audienca e pranishme, të premten mbrëma, ka pasur rastin që në ekran të madh të ndjek një shfaqje që rrëfen atë që është në zemrën e një populli dhe për njerëzit që janë zemra e vetë kinemasë.
“Hello Cinema” e Makhmalbafit, një film pionier i kohës së vet, i krijuar në vitet ‘90, pa asnjë dyshim ka frymëzuar shumë talente të shekullit të XXI-të. Duke e ditur pasionin e iranianëve për filmin, Makhmalbaf fton në audicion të interesuarit dhe aty shfaqen mijëra persona. Në vijim, regjisori i fton të interesuarit të jenë aktorë dhe subjekte, moment prej nga shpalosen ngjarjet ku njerëzit lundrojnë nëpër vorbulla emocionesh dhe veprimesh. E tërë kjo është shpalosur herë me një qasje gazmore që ka dhuruar çaste kënaqësie për publikun e pranishëm në kinema, e herë me pyetje që kanë shtruar shumë dilema.
Kuratori i këtij programi të filmave, Bengi Muzbeg ka sqaruar se filmi i Makhmalbaf sikurse edhe filmat tjerë në këtë përmbledhje, paraqesin një nderim për interesimin e njerëzve për filmin në rajonin tonë dhe në mbarë botën, si dhe për kujtimet e njerëzve për kinematë.
“Në studimet tona arkivore të kryera si Fondacioni Lumbardhi dhe në intervistat tona me të moshuar nga Prizreni, pamë se kinemaja zë një vend të rëndësishëm në kujtesën kolektive të njerëzve. Shumë njerëz shkonin në kinema me të dashurit e tyre për herë të parë, u takuan atje për herë të parë dhe u krijuan miqësi të ndryshme në kinema. Nëse i kushtoni vëmendje, kjo kinema ndodhet tashmë në qendër të qytetit dhe përbën një zonë të rëndësishme shoqërimi. Këtë muaj, programi u zhvillua në kuadër të një aleance të kinemave nga Afrika, Lindja e Mesme, Kaukazi dhe Evropa, nën nismën e Cinema of Commoning që ndajnë pasion për të ruajtur kulturën e kinemasë dhe trashëgiminë e filmit në vendet e tyre”, ka thënë Muzbeg.
Sipas tij, shfaqja e këtij programi për publikun vendor është i rëndësishëm, marrë parasysh kontributin për mbrojtjen e kinemasë në Prizren. “Këta njerëz kanë bërë dhe po bëjnë pjesën e tyre për të mbrojtur kinemanë Lumbardhi dhe falë këtyre njerëzve, ky qytet pret një festival si ‘DokuFest’. Prandaj, ne donim t’u jepnim njerëzve tanë mundësinë për të parë këtë përzgjedhje filmash bazuar në dashurinë e tyre për kinemanë duke rezonuar me nisma edhe përjetime nga rajoni dhe vende të ndryshme të botës që rezonojnë me përjetimin tonë”.
Madje ka shtuar se diskutimet për këtë çështje kanë qenë gjithmonë aktuale.
“Me këtë rast shohim se ndoshta jo vetëm ndërtesa dhe kopshti i kinemasë, por edhe qeveritë gjithnjë e më autoritare në mbarë botën po përpiqen të uzurpojnë hapësirat publike dhe t’i vënë ato në shërbim të tregut. Ju tashmë shihni qendra tregtare dhe ndërtime rezidenciale në rritje kudo. Ky perceptim i një qyteti të ri ka arritur një nivel ku kërcënon jo vetëm kinemanë, por edhe kujtimet e njerëzve, trashëgiminë e përbashkët kulturore dhe historinë. Ajo që ne po bëjmë është vetëm një kujtesë e vogël për përdorimin e hapësirave publike përmes kinemasë dhe mundësinë e eksperiencës kolektive”, është shprehur Muzbeg.
Në të njëjtën kohë ka vlerësuar se aktivizmi për mbrojtjen e kinemave është i rëndësishëm meqë në këto hapësira komuniteti përfiton nga aktivitetet kulturore e artistike, ndërkohë që po aq thelbësore është që edhe pushteti të mësohet t’i merr parasysh kërkesat e qytetarëve para vendimmarrjes.
Filmat tjerë dokumentarë në kuadër të programit “Për hir të kinemasë” do të shfaqen përgjatë muajit qershor në Kino Lumbardhi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri