Nga: Caryn James / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com
Me Hollivudin e mbyllur për një kohë të pacaktuar, për shkak të grevave nga sindikata e aktorëve, nga SAG-AFTRA dhe nga Shoqata e Skenaristëve të Amerikës, disa lojtarë të fuqishëm po i peshojnë gjërat. George Clooney i tha CNN-it gjatë javës së kaluar: “Kjo është një pikë kthese në industrinë tonë”. Pasi skenaristët hynë në grevë, Christopher Nolan tha për The Hollywood Reporter se “modelet e biznesit tashmë nuk funksionojnë”. Dhe, kreu i studios, Jeff Green, ka thënë: “Gjërat po ndryshojnë shpejt. Shumë shpejt e gjithë kjo strukturë që të gjithë ne aq shumë e duam, do të zhduket”.
Prisni. Kush? Teksa citimet e Clooneyt dhe Nolanit janë të vërteta, Green në fakt është një personazh imagjinar i portretizuar nga Danny Huston në filmin pak të njohur, The Congress. I shfaqur në vitin 2013, filmin e parashikoi krizën aktuale në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale [AI] në industri – një nga çështjet më të diskutueshme në të dy grevat, në detaje të habitshme. Në një skenë që duket si raport real nga Hollivudi sot, Green e jep argumentin e tij parashikues teksa përpiqet të bind yllin e Hollivudit, Robin Wright – duke e luajtur një version imagjinar të vetes – që të heq dorë nga të drejtat e AI-së për imazhin. Me skenar dhe regji nga Ari Folman (i njohur më së shumti për Waltz with Bashir, i nominuari për Oscar më 2008), filmi parashikon problemet, përfshirë humbjen e kontrollit të aktorëve mbi imazhet e veta, vështirësitë specifike të negociatave të kontratës mbi përdorimin e AI-së dhe efektin valëzues të Inteligjenca artificiale që dyfishon njerëzit e vërtetë.
The Congress nuk është i vetmi krijim me vizion futurist për këtë temë. Në vitin 2015, në serialin e animuar të Netflix-it, BoJack Horseman, producenti Lenny Turteltaub i thotë BoJackut se dëshiron ta skanojë për ta përdorur kopjen e tij të AI-së, në rast se BoJacku bëhet shumë i vështirë teksa e luan rolin kryesor në filmin Secretariat. Në fund, Turteltaub e pëlqen më shumë performancën e skanuar dhe e përdor atë pa dijeninë e BoJackut. Në episodin e Black Mirror-it, Joan is Awful – që u shfaq në Netflix muajin e kaluar – Salma Hayek Pinault e luan një version të vetes që shet të drejtat e saj për AI dhe që zbulon se nuk ka më kontroll mbi imazhin.
Por, asnjë trillim tjetër nuk doli aq herët ose në mënyrë më specifike si The Congress. Robina imagjinare ka disa arsye për të pranuar marrëveshjen e studios, e cila ndryshe nga propozimet e jetës reale (deri tash) përfshin kërkesën që ajo të mos aktrojë më. Është cilësuar si jo e besueshme dhe e vështirë, ndërsa në moshën 44-vjeçare është plakur nga rolet që e bënë të famshme. Duke e turbulluar imagjinaren me karrierën aktuale të Wrightit dhe duke folur për një frikë që shumë aktore kanë kur i mbushin 40 vjet, Green i thotë asaj: “Dua Buttercupen nga The Princess Bride, Jennyn nga Forrest Gump” – versione më të reja të aktores, që i ka luajtur ato role të famshme në të 20-at e saj. Inteligjenca artificiale do ta lejojë ta përvetësojë dhe ripërdorë veten e saj më të re.
Ajo reziston duke thënë se “nuk dua që dikush tjetër të vendosë” për rolet e saj të AI-së. Mosmarrëveshja se kush i kontrollon imazhet digjitale të aktorëve, është ndër elementët më të paqëndrueshëm të grevës së aktorëve, me pretendimet e ndryshme nga secila palë. Kreu i negociatave nga SAG-AFTRA, Douglas Crabtree-Ireland, ka thënë se studiot duan të skanojnë imazhet e aktorëve në sfond dhe t’i përdorin pa pëlqim – përgjithmonë. Megjithatë, një zëdhënës i AMPTP-së, grupit që përfaqëson studiot, tha se skanimet mund të përdoren vetëm për projektin në prodhim, me pëlqim.
Një tjetër skenë që t’i hap sytë në The Congress, e trajton kompleksitetin që AI paraqet për aktorët, në mënyrë edhe më të drejtpërdrejt. Avokati i Robin Wrightit e paralajmëron se një kontratë duhet të specifikojë se si do të përdoret imazhi i saj. E negocion me sukses një klauzolë jopornografike, por duhet të dorëzohet në fantashkencë. Si rezultat, për keqardhjen e saj të pafund, në të ardhmen imazhi i saj i AI-së do të luajë në një aksion të çuditshëm që përfshin filmin Rebel Robot Robin, teksa ajo nget një bombë si te filmi Dr Strangelove.
The Congress u bazua pjesërisht në romanin fantastiko-shkencor të Stanislaw Lemit të vitit 1971, The Futurological Congress, por komploti i Hollivudit për AI-në, i cili zë afërsisht të tretën e parë të filmit, është tërësisht i Folmanit. Pasi Robin skanohet – në një performancë të jashtëzakonshme, Wright qëndron brenda një globi xhami të mbushur me drita dhe skanerë dhe ajo kalon nëpër emocionet që nga trishtimi tek e qeshura – filmi kërcen 20 vjet përpara dhe bëhet plotësisht i animuar, ku ajo hyn në një botë të vizatuar. Historia fillon t’i bëjë jehonë vizionit të Lemit për një hero që viziton një konferencë, ku drogat halucinogjene në ujë e bëjnë atë ta vë realitetin në dyshim. Këtu, si e animuar, ajo do të flasë në një konferencë si shembulli kryesor i një ylli filmi me AI.
Edhe pse filmi fokusohet në çështjen më të gjerë të fantazisë kundër realitetit, megjithatë Folmani e parashikon më tej të ardhmen e Hollivudit. Tani, Greeni i animuar thotë se vetë filmat do të eliminohen, duke u zëvendësuar nga një kimikat që do t’i lejojë përdoruesit të përjetojnë jetën sikur të ishin aktorët e tyre të preferuar, si Robin Wright. Skenaristët dhe animatorët që po e krijojnë botën në të cilën janë Robin dhe Green, do ta humbasin punën e tyre për shkak të AI-së, thotë ai, duke reflektuar një frikë tjetër të fuqishme të jetës reale.
The Congress na thotë se ishte plotësisht e mundur ta shihnim ardhjen e krizës së AI-së, sikur të dyja palët në vijën e fajit të Hollivudit sot, do t’i kishin kushtuar më shumë vëmendje – një dekade më parë, atij filmi të vogël të errët … /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore
Pse Bob Marley është ikonë e të drejtave të njeriut?

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

“Koha ikën, dhe duke shkuar ndryshon, ribën dhe shkel ç’do gjë me çapin e saj të pavdekshëm”

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët