Filmi “Barbie” u dha premierë në Japoni të premten, pak ditë pasi memet e “Barbenheimer” (një term që i referohet filmave “Barbie” dhe “Oppenheimer”) që lidhin filmin me temë kukullash me bombën atomike shkaktuan bujë dhe bënë që distributori Warner Bros të kërkonte falje përpara publikimit.
Biletat për filmin “Barbie”, me aktoren Margot Robbie në rolin kryesor, megjithatë u shitën me shpejtësi në Japoni ndërsa fansat u dyndën drejt shfaqjes teatrale, e caktuar për të përkuar me një festë kombëtare që shënon ditën e parë të javës së zgjatur të pushimeve verore në Japoni.
“Bota rozë e Barbiet ishte absolutisht e bukur”, tha Misaki Suzuki, 29-vjeçare, punonjëse e sallonit të thonjve, pasi pa filmin në një kinema në Tokio, shkruan Reuters.
“Barbie” ka kaluar shifrën e një miliard dollarëve fitime në arkat botërore që nga debutimi i tij më 21 korrik, duke e bërë skenaristen dhe regjisoren Greta Gerwig regjisoren e parë femër që e kapërceu këtë standard si regjisore solo. Suksesi i filmit komedi/fantazi u rrit më tej nga bashkimi me “Oppenheimer”, filmi biografik që tregon krijimin e bombës atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Por kombinimi “Barbenheimer” shkaktoi një reagim të ashpër në Japoni, pasi kombi në fillim të këtij muaji shënoi përkujtimin e bombardimeve atomike të ShBA-së në Hiroshima dhe Nagasaki 78 vjet më parë.
Në postimet e fshira tani në platformën X, e njohur më parë si Twitter, llogaria e marketingut për filmin “Barbie” e kompanisë Warner Bros kishte rishpërndarë memet e prodhuara nga fansat që përshkruanin aktoren Robbie me aktorin e “Oppenheimer”, Cillian Murphy, krahas imazheve të shpërthimeve bërthamore.
Një peticion i nisur në Change.org më 1 gusht, kërkonte që Warner Bros dhe Universal Pictures, studiot që qëndrojnë prapa “Oppenheimer”, të ndalojnë përdorimin e hashtag-ut #Barbenheimer në rrjetet sociale. Ajo ka mbledhur deri më sot rreth 22,600 nënshkrime.
Një hashtag #NoBarbenheimer ishte në trend në Japoni në atë kohë, duke bërë që divizioni i Japonisë i kompanisë Warner të lëshonte një kritikë të rrallë publike ndaj kompanisë së saj mëmë në ShBA, e cila më pas pasoi me një kërkim falje javën e kaluar.
Mitsuki Takahata, e cila interpretoi rolin e Barbiet në versionin e dubluar japonez, tha në një postim në Instagram të 2 gushtit se ishte e tronditur kur mësoi për memet. “Ky incident është vërtet, me të vërtetë zhgënjyes”, ka postuar ajo.
Megjithatë, fansat japonezë të filmit, i cili dërgon kukullën ikonë të Mattel Inc (MAT.O) në jetën reale, thanë se polemikat nuk i dekurajuan ata të vizitonin teatrot.
“Ishte e ashpër”, tha studentja 24-vjeçare Rie Takeda, duke komentuar memet e prodhuara nga fansat e #Barbenheimer.
“Por filmi ishte rrezatues, përtej kësaj u argëtova”, tha ajo.
Asnjë datë e publikimit në Japoni nuk është shpallur për “Oppenheimer”, i cili është kritikuar për injorimin e gjerë të shkatërrimit të dy qyteteve kryesore japoneze nga bomba atomike në vitin 1945, duke shkaktuar më shumë se 200,000 vdekje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kylie Jenner mahnit me një set fotografish luksoze për koleksionin e ri të ‘Khy’
DJ me famë botërore, Tiësto lëshon këngën “Gajdexhiu” të Zanfina Ismailit para një audience globale në New York
Momenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit
Momenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit
DJ me famë botërore, Tiësto lëshon këngën "Gajdexhiu" të Zanfina Ismailit para një audience globale në New York
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova