Filluan takimet e Haindl me liderët e partive
66:"Botschafter der Bundesrepublik Deutschland, Johannes Konrad Haindl 19:"Daniel TRIPPOLT/HBF
Kryetari i LSDM, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetari i partisë, Radmila Shekerinska, mëngjesin e sotëm zhvillojnë takim me të dërguarin e posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl në ambasadën gjermane në Shkup, njofton Meta, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në takim pritet të bisedohet për krizën politike në Maqedoni dhe mënyrat se si ajo mund të zgjidhet.
Pas takimit me LSDM, Haindl në ora 9.30 do të ketë takim me liderin e PDSH, Menduh Thaçi, ndërsa në 10.30 edhe me kryaterin e BDI, Ali Ahmeti.
Pritet që sot pasdite Haindl të takohet edhe me ambasadorin evropian, Aivo Orav, kur edhe do ta përfundojë vizitën dyditore në Maqedoni./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























