Fillon shlyerja e borxheve ndaj fermerëve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka njoftuar se tashmë janë paguar më shumë se gjysma e obligimeve të mbetura ndaj fermerëve përfitues të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, deri më tani janë ekzekutuar më shumë se gjysma e pagesave direkte dhe sipas të dhënave të fundit nga Departamenti i Thesarit në Ministrinë e Financave, janë realizuar pagesat më poshtë.
Në tabelën e parë janë ato që janë paguar, ndërkaq në të dytën ato që janë në procedurë për t’u paguar. Ndërkaq, MBPZHR-ja ka njoftuar se do të punojë intensivisht që të gjitha obligimet e mbetura nga viti i kaluar, si në pagesa direkte, ashtu edhe në grante të kryhen sa më parë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































