LAJMI I FUNDIT:

Fillon rimëkëmbja e transportit ajror, dyfishohen fluturimet në vendet e BE-së

Fillon rimëkëmbja e transportit ajror, dyfishohen fluturimet në vendet e BE-së
Foto: Ilustrim

Për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, vendet në të gjithë botën kanë marrë një sërë masash kufizuese që nga fillimi i vitit 2020.

Pas këtyre vendimeve, i menjëhershëm ka qenë rënia e industrisë së transportit ajror, ku shifrat më të fundit tregojnë shenjat e para të rimëkëmbjes.

Ndikimi i parë në transportin ajror komercial ishte i dukshëm në muajin mars 2020, me një rënie prej 44 për qind të numrit të përgjithshëm të fluturimeve tregtare në vendet e Bashkimit Evropian krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2019, përcjell Telegrafi.


Me kufizimet e pandemisë, në efekt të plotë dhe ndryshimet në preferencat e udhëtimit, rëniet më të dukshme në numrin e fluturimeve komerciale u regjistruan në muajin prill, 91 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, pasuar me 90 për qind në muajin maj dhe 84 për qind në muajin qershor.

Sipas Zyrës evropiane të Statistikave, gjatë muajve të pikut të verës të vitit 2020, pati vetëm një rimëkëmbje të pjesshme, me rënie prej 64 për qind në muajin korrik dhe 53 për qind në muajin gusht, me ulje të mëtejshme në muajt që pasuan.

Megjithëse muajt e parë të vitit 2021 nuk treguan shenja rikuperimi. Gjatë muajit janar rënia ishte 68 për qind krahasuar me të njëjtin muaj në 2019, gjatë shkurtit me 73 për qind, marsit 71 për qind dhe prillit me 70 për qind, kurse situata filloi të përmirësohen në muajin maj me 67 për qind dhe qershor me 54 për qind.

Në terma të përgjithshëm, gjatë muajit qershor të 2021-së numri i fluturimeve tregtare qëndroi ishte 302,200 krahasuar me 663 mijë të qershorit të 2019-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori