Pelegrinët serbë nuk kanë shkuar në Gjakovë për të vizituar Kishën Ortodokse.
Qytetarët që kanë protestuar kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Gjakovë pasi kanë kuptuar se pelegrinët serbë nuk do të jenë në Gjakovë kanë filluar të shpërndahen.
Ndryshe, edhe komandanti i Policisë për rajonin e Gjakovës, Kris Gjoka ka thënë se nuk kanë marrë njoftim zyrtar se pelegrinët serbë do të vizitojnë kishën ortodokse serbe.
Mbahet protestë kundër pelegrinëve serbë në Gjakovë
E plotësuar: Po vazhdon të mbahet protesta e qytetarëve të Gjakovës, të cilët po kundërshtojnë ardhjen e pelegrinëve serbë në Gjakovë për të vizituar kishën.
Qytetarët gjakovarë kanë bllokuar hyrjet me vetura për në kishë, në mënyrë që të mos lejojnë pelegrinët serbë të realizojnë vizitën. Protesta e tyre ka filluar që nga ora 08:00.
Ndërkaq, Policia e Kosovës nuk po i lejon protestuesit të jenë afër hyrjes së kishës. Policia po ashtu po tenton t’i largojë veturat e parkuara me qëllim të lirimit të hyrjes në kishë.
E plotësuar:
Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Kris Gjoka ka thënë se nuk kanë paralajmërim zyrtar se pelegrinët serbë do të vizitojnë kishën ortodokse serbe në Gjakovë.
“Deri më tani nuk kemi informatë zyrtare që do të vizitohet nga pelegrinët serbë”, tha Gjoka.
Ai tha se deri tani janë duke menaxhuar mirë me situatën dhe siç tha ai po ofrojnë rend dhe ligj.
Gjoka bëri të ditur se në pjesën tjetër të hyrjes për në kishë, janë arrestuar tre protestues për mos bindje të urdhrave të Policisë.
E plotësuar: Njëra nga nënat gjakovare e cila po merr pjesë në këtë protestë fajësoi presidentin Thaçi dhe të gjithë krerët e tjerë institucional për atë se çfarë po përjeton ajo së bashku me të gjitha nënat e tjera.
“Pelegrinët serbë nuk kanë vend në qytetin tonë. Gabimet që është duke i bërë presidenti Thaçi janë të pafalshme dhe historia do t’i gjykojë. Çfarë me ju thanë unë katër jetimëve që i kam në shtëpi”, u shpreh nëna gjakovare.
Ajo shtoi se të gjithë pushtetarët duhet të ikin nga ky vend, duke theksuar se “kurrë këmbë e shkaut nuk ka me shkel në Gjakovë”. /
E plotësuar: Policia para pak minutash ka arrestuar një qytetar. Të arrestuarin, policia fillimisht e ka futur në njërën prej veturave pastaj e ka transportuar në veturën tjetër të policisë.
E plotësuar: Anëtarja e Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Nesrete Kumnova është alivanosur sot gjatë protestës kundër ardhjes së pelegrinëve serb në Gjakovë.
Ajo është alivanosur gjatë fjalimit.
Fillon protesta kundër pelegrinëve serbë në Gjakovë
Ka filluar të mbahet protesta në Gjakovë kundër ardhjes së paralajmëruar të pelegrinëve serbë.
Protesta kundër pelegrinëve serbë është thirrur nga qytetarët e Gjakovës.
Qytetarët në protestë po mbajnë parullat “S’ka qetësi pa drejtësi” dhe “Gjaku i fëmijëve shqiptarë të vrarë nga Serbia nuk falet”.
Ndryshe, një ditë më parë themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që sivjet t’ua mundësojë serbëve të Gjakovës ta vizitojnë kishën.
Ndërsa, në përgjigjen e tij, presidenti Thaçi ka thënë se do të angazhohet për liri dhe siguri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe komunitetin serb, kudo në Kosovë.
“Edhe në ditët më të vështira, qytetarët tanë kanë ruajtur objektet fetare, monumentet historike dhe trashëgiminë ortodokse të Kosovës. Ne vazhdojmë ta njohim kontributin e zonjës Kandiq dhe i shprehim mirënjohje të thellë për aktivitetin e saj para, gjatë dhe pas luftës. Sot, është e paimagjinueshme dhe është e papranueshme që dikush të cenojë të drejtat apo të mos lejojë vizitën e qytetarëve serbë në objektet fetare, qoftë në Gjakovë ose kudo tjetër anembanë Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk