E plotësuar-  Para protestuesve ka mbajtur një fjalim edhe deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se kryeprokurori Aleksandër Lumezi, nuk është kryeprokuror por Prontokuror.


"Ky nuk është kryeprokuror por Prontokuror. Të kisha ditë që kaq kollaj është me u bo kryeprokuror e kisha krye edhe provimin e jurispodencës. Jemi mbledhur këtu si qytetarë të Republikës të revoltuar ndaj padrejtësisë, jemi bërë bashkë për me shpallë një aktakuzë. Kjo është aktakuzë kolektive e qytetarëve të revoltuar, të pandehurit janë pushtetarët e korruptuar dhe prokurorët e shitur, emri i krimit është amnistia e keqbërësve nga prokuroria e shtetit", ka thënë Konjufca.

Ai ka theksuar se drejtësia në Kosovë ka kollapsuar, dhe se vendi ka nevojë për qeverisje të re.

Në fund, Konjufca ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje duke thënë se mirupafshim në protestat e radhës. /Telegrafi/

58376475 1271441799686876 1855626979420667904 n

...................

Protesta e VV-së: Koha e "PANhajnisë" ka përfunduar, Kosova nuk meriton prokurorë frikacak  E plotësuar- Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë para protestuesve se Kosova dhe qytetarët e saj nuk meritojnë prokurorë frikacak.

Haxhiu ka thënë se protesta e sotme dhe ato të radhës do të jenë paqësore deri në largimin e PANhajnisë.

"Aq pak punë po bëhet brenda kësaj zyre, saqë ka qenë e domosdoshme të mblidhemi në këtë protestë. Aq keq po funksionon prokuroria saqë është i domosdoshëm mesazhi i ardhjes sonë këtu. Protesta jonë do të jetë paqësore, por fjalët tona duhet të dëgjohen. Me hajna nuk ka shtet, pa drejtësi nuk ka paqe, protestat tona do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore", ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se duhet të largohen të gjithë ata prokurorë që punojnë ashtu siq kërkon pushteti.

"Jemi këtu sepse po të kishte sistem të drejtësia, PANhajnia nuk do të mund të qëndronte në pushtet as edhe një ditë.  Por, ball ma, koha e PANhajnisë, e këtyre që ia kanë zënë frymën këtyre institucioneve ka përfunduar. Qytetarët dhe Kosova nuk meritojnë prokurorë frikacak", ka thënë Haxhiu.

Ajo në fund të fjalimit të saj ka thënë se ky është vetëm fillimi dhe se nuk do të ndalen me protesta deri në largim të PANhajnisë. /Telegrafi/

58382701 425903224877265 2182850491774402560 n

58460786 1067940903414363 5602176184931581952 n

58594816 380596362544316 7973931076529684480 n

58444239 320510275284175 1630129870551908352 n

..................

Fillon protesta e VV-së kundër kryeprokurorit Lumezi

Ka nisur protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, para ndërtesës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Një numër i madh i qytetarëve tashmë janë mbledhur para kësaj ndërtese ku po kërkojnë shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Protestuesit po mbajnë në duar disa pankarta “Pa drejtësi, nuk ka  qetësi”, “Po drejtësisë, kundër hajnisë”, “ Lum e Zi”, “Me drejtësi kundër servilizmit”, etj.

Ndërkohë, një kordon i gjatë i Policisë së Kosovës është vendos para objektit të Prokurorisë së shtetit.

Përveç qytetarëve në protestë po marrin pjesë edhe lideri i VV-së, Albin Kurti dhe deputetë të kësaj partie si, Glauk Konujfca, Albulena Haxhiu, Fatmire Kollçaku etj./Telegrafi/

58049114 435577113894734 3203017434889977856 n

58376659 2905390382812322 7597366447303557120 n

58378589 448801472561716 8743949439174967296 n

58375211 344443123088236 1240664241900355584 n

58633337 323354128326052 701350129164091392 n