Fillon 'Play-Off'-i në NBA, Philadelphia e Golden State marrin fitoret e para

Elita e basketbollit amerikan NBA është futur në fazën vendimtare, atë të 'Play-Off'-it.
Tanimë janë zhvilluar ndeshjet e para ku nuk ka munguar spektakli nëpër arenat e basketbollit amerikan.
Philadelphia 76ers ka marrë fitoren e parë, pasi para adhuruesve të vet ka mposhtur Toronto Raptors me 20 pikë diferencë 131:111.
Tyrese Maxey ishte më i miri në këtë ndeshje me 38 pikë, katër kërcime e dy asistime, derisa Tobias Harris kontribuoi me 26 pikë të tjera.
Lojë shumë të mirë shfaqi edhe James Harden me 22 pikë e 14 asistime, derisa Joel Embiid e mbylli takimin me 19 pikë e 15 kërcime.
Fitore ka shënuar edhe Golden State Warriors që ka mposhtur Denver Nuggets me 16 pikë diferencë 123:107.
Jordan Poole me 30 pikë, Klay Thompson me 19 dhe Steph Curry me 16 të tjera ishin më meritorët për fitoren e vendasve. /Telegrafi/Rezultatet:
Philadelphia 76ers - Toronto Raptors 131:111 (1:0)
Golden State Warriors - Denver Nuggets 123:107 (1:0)
Dallas Mavericks - Utah Jazz 93:99 (0:1)
Memphis Grizzlies - Minnesota Timberwolves 117:130 (0:1)


















































