Nga nesër, 22 dhjetor 2022, në Kosovë do të nis një aktivitet shtesë me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19, i quajtur “Karvani i vaksinimi”.
Aktiviteti është organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë
MSh-ja njofton se ky aktivitet synon që të ndihmojë qytetarët për ta kuptuar sa më mirë rëndësinë e vaksinimit dhe njëkohësisht për t’u vaksinuar kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19, në kohën kur në vende të ndryshme të botës numri i rasteve të reja të COVID-19 ka filluar të rritet.
Për këtë qëllim, për një periudhë kohore prej më shumë se një muaji, në komunat e Kosovës, ekipet e vaksinimit do t’u mundësojnë qytetarëve që të vaksinohen përmes këtij aktiviteti.
Objektivat e karvanit të vaksinimit janë:
-Inkurajimi i qytetarëve për vaksinimit kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal dhe promovimi i sjelljeve parandaluese dhe masave të shëndetit publik;
-Sigurimi që vaksinimi kundër Gripit sezonal dhe COVID-19 të jetë lehtësisht i arritshëm në komunitetet lokale, veçanërisht për popullatën me të ndjeshme dhe;
-Promovimi i pjesëmarrjes së drejtuesve të komunitetit në aktivitetet lokale për të adresuar pengesat në procesin e vaksinimit.
Gjatë karvanit të vaksinimit, përveç vaksinës kundër Gripit sezonal, qytetarët do të mund të vaksinohen edhe me dozat bivalente përforcuese kundër COVID-19, të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë.
Karvani fillon në Fushë-Kosovë për të vazhduar edhe në komunat e tjera të Kosovës.
Informacione për Dozat bivalente përforcuese kundër COVID-19
Dozat bivalente përforcuese kundër COVID-19 janë në dispozicion të qytetarëve në të gjitha qendrat e vaksinimit në komunat e Kosovës.
Këto vaksina mbrojnë si nga virusi fillestar që shkakton COVID-19 ashtu edhe nga varianti Omicron. Gjithashtu, ndihmojnë në rivendosjen e mbrojtjes që është zbehur me kalimin e kohës dhe ofrojnë mbrojtje më të gjerë kundër varianteve më të reja të virusit.
Për të vazhduar mbrojtjen kundër COVID-19, sigurohuni të merrni dozën bivalente përforcuese, të tretë ose të katërt!
Kush mund të vaksinohet me dozën bivalente përforcuese?
Vaksina bivalente Pfizer është e autorizuar si një dozë e vetme përforcuese për individët 12 vjeç e lart.
Edhe pse vaksina bivalente kundër COVID-19 me variantet Omicron është aprovuar për përdorim te personat e moshës 12 vjeç e lart, si një dozë e vetme përforcuese , Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike këshillon që me doza përforcuese bivalente të vaksinohen me prioritet personat mbi 60 vjeç, punëtorët shëndetësor, ata me imunitet te komprometuar (nga mosha 12 vjeç) dhe gratë shtatzëna.
Vaksina bivalente përforcuese kundër COVID-19 mund të bashkë-administrohet me vaksina të tjera, duke përfshirë vaksinën kundër gripit.
Kur mund ta marrin qytetarët dozën bivalente përforcuese?
Doza bivalente përforcuese mund të merret kur kanë kaluar së paku dy muaj nga doza e dytë ose e tretë kundër COVID-19.
Doza bivalente përforcuese mund të merret vetëm si dozë përforcuese – e tretë ose e katërt, e jo si dozë e parë ose e dytë.
Për të vazhduar mbrojtjen kundër COVID-19, sigurohuni të merrni dozën bivalente përforcuese!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Popovski: Maqedonia duhet të heshtë dhe të jetë e kujdesshme në pozicionimin e saj në arenën ndërkombëtare

Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj, të dyshuarit nën kërcënimin e armës vjedhin një mijë euro – rasti po hetohet

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës