LAJMI I FUNDIT:

Fillon mbledhja e nënshkrimeve nga kandidatët për president dhe deputetë në Maqedoni

Fillon mbledhja e nënshkrimeve nga kandidatët për president dhe deputetë në Maqedoni

Afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe për kandidatë për deputetë fillon sot dhe do të zgjasë deri më 8 mars, sipas orareve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur paraqitësi i listës së kandidatëve për president janë deputetë, është e nevojshme që mbledhin të paktën 30 nënshkrime nga deputetët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kandidatët për president dje u shpallën nga BDI, të cilët propozojnë ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Lëvizja “ZNAM”, e cila do të dalë me liderin Maksim Dimitrievski. Paraprakisht LSDM-ja njoftoi se kandidati i tyre do të jetë kreu aktual i shtetit Stevo Pendarovski, OBRM-PDUKM propozon profesoresha Gordana Siljanovska Davkova, Stevço Jakimovski është kandidat i GROM-it, partisë që ai drejton, profesoresha Biljana Vankovska është kandidate e “Të Majtës”, Arben Taravari i koalicionit opozitar shqiptar “VLEN”, Velo Markovski ishte i pari që shpalli kandidaturën e tij të pavarur për president në tetor të vitit të kaluar, ndonëse është anëtar i OBRM-PDUKM-së.

Kandidaturën e Osmanit e ka bërë të ditur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i cili ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve do të avokojë për ndryshime kushtetuese, për zgjedhjen e presidentit në Kuvend dhe për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Ndryshe, siç tha ai, BDI nuk do të marrë pjesë në qeveri.


Gordana Siljanovska-Davkova dje konfirmoi se është kandidate për presidente të shtetit nga OBRM-PDUKM, pasi ishte e vetmja që ishte regjistruar në thirrjen partiake.

Nga LSDM-ja pardje njoftuan se në mbledhjen e kryesisë është vendosur që si kandidat për kryetar të shtetit të përkrahet kreu aktual i shtetit Stevo Pendarovski.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat e kandidatëve për kryetar të shtetit duhet t’i dorëzojnë KSHZ-së më së voni deri më 19 mars deri në mesnatë. Afati për mbledhjen e nënshkrimeve vlen si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare. Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 24 prill, ndërsa rrethi i dytë i zgjedhjeve është më 8 maj, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori