Për herë të parë në historinë e futbollit kosovar, Federata e Futbollit e Kosovës, ka nisur kursin për trajnerë për Licencën UEFA A. Pas një ecurie të suksesshme në kurset e Licencës C dhe B, FFK është autorizuar nga UEFA për të mbajtur edhe kurset e Licencës A, gjë që dëshmon progresin e jashtëzakonshëm të bërë nga Departamenti i Edukimit.
Në këtë kurs janë përfshirë 24 trajnerë, prej tyre dy femra, të cilët gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, përveç ndjekjes së ligjëratave, do të kenë edhe punën praktike dhe monitorimin në klube. Në përfundim të kursit, trajnerët do t’i nënshtrohen një provimi dhe ata që e kalojnë me sukses do të marrin Licencën UEFA A.
Në hapjen e këtij kursi historik, në Kampin Nacional të FFK-së, në Hajvali, ishte i pranishëm edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili përshëndeti trajnerët pjesëmarrës dhe theksoi rëndësinë e madhe të këtij kursi.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për FFK-në dhe për futbollin e Kosovës. Pas kurseve bazike për Licencën C dhe B, tanimë kemi kaluar në nivelin profesional, ku për herë të parë organizojmë kursin për Licencën A. Ne kemi filluar me organizimin e kurseve për trajnerë në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë kemi bërë hapa gjigant në sektorin e edukimit. Në bazë të punës që kemi bërë mendoj se edhe më herët e kemi merituar të fillojmë me kurset e Licencës A, por pandemia Covid-19 pati ndikimin e saj. Sidoqoftë, fakti që në kurset e Licencave C dhe B nuk kemi pasur asnjë vërejtje nga UEFA dëshmon punën e mirë që kemi bërë. Ju jeni gjenerata e parë e trajnerëve që jeni të përfshirë në këtë kurs dhe do të mbeteni në histori. Shpresoj se me punën tuaj do të arrini ta kryeni me sukses këtë kurs”, tha presidenti Ademi.
Ai tutje falënderoi UEFA-n për mundësinë e dhënë, si dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për ndihmën e dhënë në edukimin e trajnerëve kosovarë deri tani. Ai gjithashtu vlerësoi punën e shkëlqyer të Departamentit të Edukimit në FFK, duke theksuar se puna do të vazhdojë deri në marrjen e autorizimit për Licencën UEFA Pro.
Trajnerët pjesëmarrës u shprehën të lumtur që tashmë kanë mundësinë që kursin për Licencën A ta kryejnë në Kosovë, duke falënderuar FFK-në për këtë mundësi. Ata shpresojnë që shumë shpejt do të kenë rastin të ndjekin edhe kursin për Licencën UEFA Pro.
Ligjërues në këtë kurs është instruktori i njohur Klaus Stark, i cili do të drejtojë trajnerët gjatë këtij rrugëtimi të rëndësishëm profesional, derisa gjatë kursit do të ligjërojnë edhe Dany Ryser e Naomi Datson.
Ky kurs për Licencën UEFA A është një hap i madh përpara për futbollin kosovar dhe një dëshmi e përkushtimit të FFK-së për të ngritur nivelin profesional të trajnerëve në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

Kosova siguron tri medalje në turneun e boksit në Bullgari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet