Fillon gjyqi i Russell Brand për akuzat e përdhunimit dhe ngacmimit seksual

Sot në Londër nis gjyqi ndaj aktorit dhe komedianit britanik Russell Brand, i cili akuzohet për përdhunim dhe ngacmim seksual.
Sipas Policisë Metropolitane, ai përballet me katër akuza që lidhen me katër gra të ndryshme, për incidente të ndodhura midis viteve 1999 dhe 2005. Brand i ka mohuar të gjitha akuzat.
Seanca e parë dëgjimore zhvillohet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster.

Policia konfirmon se ai banon në Anglinë jugore, ndërsa sipas agjencisë PA Media, mendohet se tani jeton në SHBA.
Hetimi ndaj Brand nisi në shtator 2023, pas një raporti të përbashkët investigativ nga Sunday Times, Times dhe emisioni “Dispatches” i Channel 4, i cili nxiti një sërë ankesash ndaj tij.
Brand është i njohur për rolet në disa filma të Hollywood-it, si dhe për karrierën në radio dhe televizion në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai ka qenë i martuar me këngëtaren Katy Perry nga viti 2010 deri në 2012. /Telegrafi/

















































