LAJMI I FUNDIT:

Fillon gjyqi për tre mjekët e Gjevgjelisë, akuzohen për vdekjen e një lehone

Fillon gjyqi për tre mjekët e Gjevgjelisë, akuzohen për vdekjen e një lehone
Foto: Ilustrim

Në Gjykatën themelore të Velesit ka filluar gjyqi për vdekjen e lehonës Maja Kadieva dhe fëmijës së saj të porsalindur, që vdiqën më 22 tetor të vitit të kaluar në spitalin e Gjevgjelisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në bankën e të akuzuarve janë tre mjekë – dy gjinekologë dhe një anesteziolog. Ata akuzohen se e kanë shkaktuar vdekjen e lehonës. Kadieva është futur në sallën e lindjes, edhe pse nuk ka patur dhimbje të lindjes.

Te dy anesteziologët, njëri nga të cilët ka vdekur, është gjetur prania e alkoolit në gjakun e tyre./Telegrafi/