Të hënën në Kosovë filloi zyrtarisht fushata pesëditëshe për raundin e dytë të zgjedhjeve ku do të votohet për kryetarët e 21 komunave.
Konkurrenca më e ashpër po zhvillohet në disa nga qytetet e mëdha të vendit si: Prishtinë, Prizren, Gjakovë e Gjilan.
Lëvizja Vetëvendosje hapi fushatën zgjedhore në Prishtinë ku i pranishëm ka qenë kryeministri Albin Kurti që po kërkonte nga të pranishmit mbështetje për votimin e kandidatit për kryetar të kryeqytetit nga radhët e kësaj partie, Arben Vitia.
Kurti para tyre deklaroi se Prishtina është kantier i shpëlarjes së parave të mafias ndërtimore.
“Po të kishte dal Arben Vitia para disa muajsh dhe të thoshte se nuk garon për Prishtinën, do thoshin “ministër si Arbeni nuk ka” sepse Prishtina është kantieri kryesor i shpëlarjes së parave të mafias ndërtimore dhe ata e dinë që ky nuk lëshon pe, duket i butë por s’mund ta thyesh”, deklaroi Kurti.
LVV është në balotazh në 12 komuna.
Edhe partia Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën zgjedhore për balotazh.
Kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi ka zhvilluar aktivitetete bashkë me kandidatët që janë në balotazh në disa komuna.
Krasniqi, është shprehur i bindur se nga 14 nëntori në Prizren do të qeverisë PDK dhe kandidati i saj Shaqir Totaj, pasi sipas tij qytetarëve u ofrojnë një program konkret që siguron zhvillim e punësim.
I pari i PDK-së gjatë një takimi me qytetarët e Prizrenit, tha se Shaqir Totaj do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Prizrenit dhe se ka programin adekuat për të gjitha familjet e Prizrenit.
Krasniqi gjatë ditës ka qëndruar edhe në Klinë duke i ofruar mbështetje kandidatit të PDK-së, Esat Racit, që është në balotazh me kundërkandidatin nga AAK-ja.
“Esat Raci do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve dhe përmes projekteve konkrete do t’iu ofrojë përkrahje bizneseve, prodhuesve dhe fermerëve lokalë, pa dallim. Përmes forcimit të sektorit privat do të krijohen më shumë mundësi punësimi për qytetarët e Klinës, të cilët duan perspektivë e kushte më të mira jetese në këtë komunë”, ka thënë Krasniqi në Klinë.
Kandidatët e PDK-së janë në balotazh në 8 komuna.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës hapi sot fushatën zgjedhore për balotazhin e 14 nëntorit.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku hapi fushatën në Dragash ku kandidati i kësaj partie, Bexhet Xheladini do të sfidohet nga ai i PDK-së në balotazh.
Abdixhiku deklaroi se Dragashi ka nevojë për transformim rrënjësor dhe premtoi se kjo komunë do të bëhet një prej qendrave kryesore për vizitorët e huaj nëse këtë të diele Bexhet Xheladini konfirmohet si kryetar komune.
Abdixhiku para elektoratit të LDK-së në Dragash, tha se fokusi kryesor i kandidatit për kryetar të komunës, nga kjo parti do të jetë zhvillimi ekonomik.
I pari i LDK-së poashtu pati një takim me elektoratin e kësaj partie në Junik, ku u shpreh i bindur në fitoren e kandidatit të tyre për kryetar të kësaj komune, Ruzhdi Shehu.
“Puna nuk ka mbaruar ende, neve na duhet ta bëjmë punë e angazhim për t’i dhënë Junikut kryetarin që përfundimisht e kërkon Ruzhdi Shehun për ta transformuar këtë qytet të bukur. Ky tubim sot këtu është dëshmi e qartë se fitorja e LDK-së në komunën e Junikut veçse ka ardhur”, deklaroi Abdixhiku nga Juniku.
LDK në garë për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të Komunave ka 9 kandidatë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Vojllakë të Klinës, për ta mbështetur Zenun Elezajn në fushatën e tij për 14 nëntorin.
Ai tha se bashkëqeverisja e Zenun Elezajt me qytetarët, është garanci e vazhdimësisë së zhvillimit të Klinës.
Haradinaj, fushatën e tij e ka vazhduar në komunën e Gjakovës, pranë kryetarit të kësaj komunë Ardian Gjini, ku takoi edhe strukturat e kësaj dege.
“Gjakova do të ketë fitore bindëse. Është krenari me qenë në ekipën e Aleancës në Gjakovë. Së pari Aleanca buron nga sakrifica për liri në Gjakovë, ku është një sakrificë unike dhe e rrallë. Të gjithë ne e dimë se cili është çmimi i sakrificës së lirisë së Gjakovës. Fjalët e kryetarit tuaj për Gjakovën, gjithmonë janë kthy në vepra kur ai ka qenë në qeverisje”, tha Haradinaj.
AAK është në balotazh në pesë komuna.
Edhe Nisma Socialdemokrate ka hapur fushatën për balotazhin e Malishevës.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka shoqëruar kandidatin e kësaj partie për kryetarë të Malishevës në tubime të ndryshme me qytetarë.
“Prezenca e madhe e përkrahësve tanë, në takimin që sonte zhvilluam në Dragobil, dëshmon qartë se më 14 nëntor ky fshat do ta jep vulën e fitores tonë, për të qeverisur mirë për 4 vitet e ardhshme në Malishevë”, ka deklaruar kandidati i Nismës për Malishevën Ekrem Kastrati.
Në raundin e parë të zgjedhjeve për pushtetin lokal, 17 komuna kanë zgjedhur kryetarët e tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Sonte tërmet në Maqedoni
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para