LAJMI I FUNDIT:

Fillon Festivali i poezisë

Fillon Festivali i poezisë

Të hënën në mbrëmje në Muzeun Arkeologjik të Durrësit do të fillojë edicioni i katërt i Festivalit të njohur të poezisë, "Poeteka".

Gazeta “Panorama” njofton se në Festival do të marrin pjesë poetë të njohur nga vende të ndryshme të botës, që do të recitojnë disa poezi në gjuhën origjinale, të shoqëruar edhe me muzikë.

Casimiro De Brito nga Portugalia, amerikania Claudia Keelan, gjermanët Thomas Wohlfahrt dhe Ron Winkler, si dhe slloveni Marko Sosiç janë disa nga emrat e njohur që do të bëhen pjesë e edicionit të sivjetshëm të festivalit të poezisë.

Pritet që në ditën e dytë të Festivalit të paraqiten zvicerani Francesko Micieli, Tanja Bakiç nga Mali i Zi dhe poetët shqiptarë Krenar Zejno, Indrit Sinanaj dhe Alisa Velaj.


Si çdo vit festivali do të zhvendoset nga Torra Veneciane, Muzeu Etnografik, por edhe në qytete të ndryshme, si Berati, Kruja, Elbasani për të organizuar një sërë aktivitetesh letrare.