LAJMI I FUNDIT:

Takimi Putin-Macron, distanca mes të dy liderëve pritet me shaka në rrjetet sociale

Takimi Putin-Macron, distanca mes të dy liderëve pritet me shaka në rrjetet sociale

Të hënën, presidenti francez, Emmanuel Macron u takua me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në Kremlin, për të diskutuar në lidhje me krizën midis Rusisë dhe Ukrainës.

Mirëpo, ajo që më së shumti zgjoi vëmendjen ishte pa dyshim distanca e madhe mes të dy liderëve në takim.

Pas publikimit të imazheve të takimit, fotografia është bërë virale në rrjetet sociale derisa nuk munguan as talljet.


Një përdorues në Twitter shkroi se distanca mes Putinit dhe Macronit është më e madhe se “vetë distanca mes trupave të Ukrainës dhe Rusisë”.

Një tjetër përmbajtje që ishte gjithashtu qesharake ishte modifikimi i fotografisë në një video, nga ku tregonin të dy liderët “duke u lëkundur me njëri tjetrin poshtë e lartë, në një luhatëse”.

Lidhur me vizitën e Macronit në Moskë kishte pasur reagime edhe nga ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, i cili potencoi se kur ai kishte vizituar Moskën një dekadë më parë ishte pritur shumë më mirë se sa është pritur presidenti francez.

Bildt potencoi në Twitter se gjatë vizitës së tij ai ishte pritur me muzikë, ushtarë e limuzinë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
Profesori xhirohet duke bërë seks me studenten (Video, +18)

Profesori xhirohet duke bërë seks me studenten (Video, +18)

Kalo në kategori