Filloi ndriçimi i bredhit për vitin e ri në Shkup (Video)

Me fishekzjarr spektakular dhe pishtarë të ndezur, filloi të ndriçojë bredhi në qendër të Shkupit.
Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov tha se do të ketë manifestime secilën ditë dhe festë për të gjitha moshat në qytet, që do të bëhen tradicionale për disponim të mirë për t'u përcjellë viti i vjetër dhe të pritet viti i ri 2019.
Bashkia e Shkupit sot njoftoi se do të hapet lagja e parë në qendër të Shkupit e quajtur "Winterland" ku do të ketë aktivitete të ndryshme në prag të vitit të ri./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/12/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































