Site icon Telegrafi

Filloi fushata “Super Vendore” në Super Viva – në mbështetje të produkteve vendore

Viteve të fundit, qytetarët janë bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rëndësinë e konsumimit të produkteve vendore, dhe një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është ndërmarr edhe nga Super Viva me hapjen e fushatës “Super Vendore”.

Kjo fushatë është një iniciativë që synon të mbështesë dhe promovojë prodhuesit vendor, duke forcuar lidhjen e konsumatorëve me produktet dhe shërbimet që ofrohen brenda vendit.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj fushate, në një intervistë për Telegrafin biseduam me udhëheqësin e marketingut në Super Viva, Denis Rudi.

Denis Rudi – udhëheqësin e marketingut në Super Viva /Foto: Ridvan Slivova/

Rudi shpjegoi se qëllimi kryesor i fushatës “Super Vendore” është të mbështesë prodhuesit vendorë dhe të krijojë një lidhje të fortë mes konsumatorëve dhe këtyre produkteve.

Ai theksoi se përmes këtij projekti, Super Viva dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxisë përdorimin e produkteve që vijnë nga prodhuesit lokal.

“Aktivitetet do të ndahen në dy pjesë: të brendshme dhe të jashtme. Në pjesën e brendshme do të etiketojmë produktet vendore me logon e fushatës. Kurse në pjesën e jashtme do të bëjmë vizita tek prodhuesit vendor nga stafi i Super Viva-s, ku do të promovojmë produktet e tyre, procesin e prodhimit, gjithashtu zhvillimin e tyre ndër vite. Fushata fillon sot dhe do të zgjas deri në fund të marsit”, ka thënë Rudi.

Por pse është e rëndësishme që të mbështeten produktet vendore, ai tha: “ Është e rëndësishme sepse ndikon në ekonominë e vendit tonë, ndikon në zhvillimin e ekonomisë gjithashtu ndikon në zhvillimin e prodhuesve vendor ku pastaj hapen dhe vende të reja pune, etj”.

Denis Rudi – udhëheqësin e marketingut në Super Viva /Foto: Ridvan Slivova/

Rudi tregoi se si konsumatorët mund të jenë pjesë e kësaj fushate.

Ai gjithashtu tha se çdo tre ditë, do të zgjidhen heronjtë e produkteve vendore, dhe në fund të fushatës, 10 prej tyre do të shpërblehen me çmime të veçanta.

“Konsumatorët mund të përfshihen në këtë fushatë duke i shpërndarë fotografitë e blerjeve të tyre me produktet vendore dhe duke na etiketuar në Facebook dhe Instagram ku ne çdo tre ditë do të zgjedhim heronjtë e produkteve vendore. Gjithashtu në fund të fushatës do të shpërblejmë 10 prej tyre”.

Rudi përfundoi me një mesazh frymëzues për konsumatorët: “Secili nga ne e ka forcën që të ndikoj në zhvillimin dhe rritjen e vendit tonë dhe t’i bashkohen fushatës që së bashku të promovojmë produktet tona”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version