LAJMI I FUNDIT:

Filloi debati për propozim buxhetin për vitin 2017

Filloi debati për propozim buxhetin për vitin 2017

Propozim buxheti i Qeverisë për vitin 2017 ka hyrë sot në debat parlamentar. Si edhe propozim buxhetet paraprake, edhe ky i vitit të ardhshëm ka marrë lëvdata nga përfaqësuesit e pushtetit, ndërsa kritika nga partitë opozitare. Gjatë arsyetimit, Ministri i Financave Kiril Minovski ka deklaruar se buxheti në përgjithësi kap vlerën prej 187.6 miliardë denarë dhe është 7.6 për qind më i lartë nga ai i vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Propozim buxheti për vitin 2017, bazohet në tre shtylla ndërsa kjo nënkupton, shumë të lartë të investimeve kapitale, mbrojtje sociale të kategorive më të prekura të qytetarëve, dhe ulje në etapa të deficitit buxhetor që të arrihet konsolidim fiskal në afat të mesëm”, ka thënë Minovski.

Deputeti i BDI Rexhail Ismaili ka nënvizuar që buxheti është i balancuar dhe proporcional.


“Ky propozim buxhet ashtu si edhe buxhetet paraprake është buxhet proporcional dhe i balancuar. Proporcional në bazë të aspektit të bllok dotacioneve ku sqaruam dhe arsyetuam se sa për qind marrin nga bllok dotacionet komunat të cilat udhëhiqen nga kuadro shqiptar”, ka thënë ai.

Deputeti nga radhët e PDSh, Gazmend Aliu ka deklaruar se edhe ky buxhet është diskriminues për shqiptarët dhe për këtë arsye do të propozojnë amendamente.

“Ky projeksion buxhetor për vitin 2017 është i njëanshëm dhe diskriminues në baza etnike në drejtim të shpërndarjes joracionale dhe jo proporcionale të fondeve buxhetore. Si i tillë ky projeksion buxhetor me mekanizma institucionale favorizon thellimin e jazit të mirëqenies ekonomike të qytetarëve në baza etnike”, ka thënë Aliu.

Ndërsa nga LSDM, Marijanço Nikollov ka vlerësuar se propozim buxheti i Qeverisë për vitin 2017 aspak nuk është zhvillues por është buxhet që i varfëron qytetarët dhe pasuron të pasurit e pushtetit.

“A e dini sa është zhvillues ky buxhet aq sa ka vitamina në një kavanoz me ajvar. Ky buxhet është varfërues për qytetarët e varfër, ndërsa është pasurues për të pasurit të cilët janë të afërt me familjen në pushtet”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

Shëndetësi
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori