Ka startuar emisioni ‘Dueli i Botërorit’ në njërin nga televizionet më të mira në vend RTV Dukagjini.

Emisioni po udhëhiqet nga Fisnik Zymi si dhe aktorja e njohur e ‘O sa mirë’ Arta Nitaj.


Në emisionin e parë janë të ftuar Erza Brahushi, Laura Guri, ministri Kujtim Gashi, këngëtari Robert Berisha, Qendresa Krelani, trajneri Bylbyl Sokoli si dhe gazetari Dukagjin Rudari.

Screenshot 1 21

Në pyetjen drejtuar ministrit Gashi se kur do të marrë pjesë Përfaqësuesja e Kosovës në një botëror, numri një i MKRS-së tha se beson që pas tetë vitesh.

“Duke marrë parasysh të gjitha situatat, lojtarët që kemi momentalisht besoj që pas tetë vitesh Kosova do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror”, tha Gashi.

Screenshot 2 13

Në anën tjetër trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli tha se pret që Përfaqësuesja e Kosovës të jetë pjesëmarrëse në botëror pas katër vitesh.

“Unë besoj që Kosova do të jetë pas katër vitesh në Botëror pasi do të jetë edhe numri më i madh i skuadrave”.

“Për këtë bazohem pasi edhe lojtarët tanë janë në formë dhe fitojnë përvojë edhe më të madhe”, deklaroi ndër tjera Sokoli. /Telegrafi/

telegrafi sport app