Drejtoresha e Departamentit të Mjekësisë Sociale në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), Merita Berisha në një intervistë për Telegrafin me redaktoren përgjegjëse, Besnike Salihu ka folur për fillimin e vitit të ri shkollor dhe rekomandimet që duhet ndjekur për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Berisha ka thënë se çdo institucion duhet të përfill masat higjeniko-sanitare dhe të plotësojë të gjitha kushtet për funksionim.
Sipas saj, rrezikshmëria e infektimit me virusin COVID-19, i prekë të gjitha institucionet dhe duke u bazuar në të dhënat statistikore ka pas rritje të rasteve edhe në shtetet tjera kur ka filluar viti i ri shkollor.
“Kur flasim për rrezikshmërinë, ajo ndërlidhjet me rrezikshmërinë në të gjitha institucionet. Çdo institucion duhet të përfill masat higjeniko-sanitare dhe të plotësoj të gjitha kushtet për të funksionuar. Mirëpo, të dhënat tregojnë se edhe në shtetet tjera kur ka filluar mësimi ka pas një rritje të lehtë të rasteve dhe kjo na bën që të jemi më të kujdesshëm në zbatimin e duhur dhe korrekt të gjitha masave që kërkohen nga rekomandimet e IKSHPK-së dhe me manualin e MSH-së”, tha ajo.
Tutje, drejtoresha Berisha u shpreh se IKSHPK-ja qëndron prapa kritereve që i rekomandon, duke u bazuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
“IKSHPK qëndron prapa kritereve që i rekomandon duke u bazuar në OBSH, si larja e drejtë e duarve, vendosja e maskës dhe mbajtja e distancës. Duhet të kombinohen këto masa me një përfillje të mbajtës së higjienës në objekt dhe rrethinë. Mendoj nëse i përfillim këto masa dhe duke e vlerësuar çdo ditë situatën epidemiologjike do të shikojmë se si do të veprojmë. Uroj të mos kemi rritje të rasteve. Ne do të jemi vazhdimisht në përcjellje të të dhënave”, ka thënë ajo.
Berisha po ashtu tha se MASH-i ka përgatitur listat për testim për mësimdhënësit, ku deri më sot janë kryer diku 1000 testime.
“MASH ka përgatitur listat që do të bëhen. Janë kryer diku 1000 testime, jemi duke i përpunuar të dhënat. Por, patjetër që do të ketë hapësirë për prioritet për nxënësit dhe mësimdhënësit që të testohen”, tha tutje ajo.
Ndërkaq, ajo sqaroi edhe rolin e IKSHPK-së në grupin punues për shkolla të MASH-it.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, duke u bazuar në mandatin që e ka dhe rolin e trefishtë që e ka atë profesional dhe shkencor-kërkimor po dhe arsimore-edukativ, si bazë mësimore e fakultetit Mjekësisë të UP-së, me gjithë departamentet e veta është trup këshillëdhënës për Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe të gjitha institucionet tjera me këtë raste dhe me këtë temë ndërlidhet dhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ne marrim pjesë në grupet punues në Ministrinë e Arsimit me qëllim të përgatitjes dhe dhënies së rekomandimeve për fillimin e viti të ri shkollor”, sqaroi drejtoresha Berisha.
Ndryshe, kjo intervistë u realizua në bashkëpunim me Institutin “EdGuard”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Kë e kanë zënë nëpër shtëpi, i kanë vra”, dëshmitarët rrëfejnë për dëbimet nga shtëpitë e torturat ndaj civilëve

Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Vogovë të Gjakovës

Miteva: Qeveria vendosi, nesër është ditë jopune për institucionet shtetërore në Koçan

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

Sekuestrohen rreth 3 mijë euro false, arrestohet një person në Prishtinë

KDI tregon kur mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin