LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Janë blerë 12 makina për Ndihmën e Shpejtë, por mungon kuadri

Filipçe: Janë blerë 12 makina për Ndihmën e Shpejtë, por mungon kuadri

“Blerja e makinave për Ndihmën e Shpejtë ka përfunduar dhe presim që deri në fund të muajit të arrijnë 12 makina, të cilat do të vendosen në gjithë shtetin, ndërsa më shumë në Shkup. Me vendim të qeverisë do të marrim tetë furgonë nga Ministria e Bujqësisë, të cilët kanë qenë të destinuar për qëllime tjera, por do të mund të përdoren si mjete për ambulancën”.

Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke shtuar se me tetë furgonët pritet të plotësohet numri i shërbimeve të Ndihmës së Shpejtë në gjithë shtetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Filipçe tha se problem nuk janë vetëm makinat, por edhe kuadri. Ai njoftoi se pas zgjedhjeve presidenciale 40 mjekë do të pranohen në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup dhe vende tjera të shtetit.


“Jam krenar që gjithë mjekët e rinj pas licencimit dhe përfundimit të stazhit në Odën e Mjekëve do të kenë mundësi për vende pune në këto shërbime. Do të thotë gjithë mjekët që do të përfundojnë në shtetin tonë, do të kenë mundësi të bëjnë praktikë të paguar prej gjashtë muajve”, tha Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori