Fiksimi pas një personazhi të famshëm mund të jetë shenjë e kësaj ‘sëmundjeje’ mendore

Të adhurosh të famshmit mund të nënkuptojë gjithashtu lidhjen e gjithë jetës suaj rreth një personi me të cilin nuk ke patur kurrë interaktivitet apo ndërveprim domethënës
Kur dikush arrin statusin e të famshmit, është e natyrshme ta admirosh për arritjet e tyre. Një i famshëm mund të ndikojë edhe në jetën tuaj, pasi mund t’ju influencojë për një udhëtim të caktuar, apo për kauza më të rëndësishme si bamirësia, apo rritja e ndërgjegjësimit.
Por kur një person i famshëm është gjithmonë në mendjen tuaj, ose kur mendoni se identiteti juaj varet nga identiteti i tij, mund të jeni duke përjetuar sindromën e adhurimit të të famshmëve.
Sindroma e adhurimit të të famshmëve është një lloj marrëdhënieje parasociale që ndodh kur admirimi i një personi të famshëm shndërrohet në një magjepsje dhe preokupim obsesiv.
Është përshkruar si një çrregullim obsesiv-varësues (OCD) megjithëse nuk është një gjendje e njohur klinikisht në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore.
Ashtu si të gjitha marrëdhëniet parasociale, sindroma e adhurimit të të famshmëve mund të konsiderohet një marrëdhënie e njëanshme, jo reciproke.
Ajo përfshin një person që po investon shumë kohë dhe energji në një lidhje me dikë (në këtë rast, një personazh i famshëm), që as nuk është në dijeni për ekzistencën e ‘admiruesit’.
Ndërveprimet dhe marrëdhëniet parasociale nuk janë të rralla – ose domosdoshmërisht negative. Lidhjet që ndjeni me personazhet e famshëm, apo edhe me personazhet e trilluar mund të japin mësime pozitive në jetë.
Por sindroma e adhurimit të të famshmëve është më shumë se një marrëdhënie parasociale. Është një model sjelljesh që shpesh janë obsesive, kompulsive dhe varësuese.
Ekspertët besojnë se ekziston në një vazhdimësi dhe janë zhvilluar disa shkallë për të matur nivelin e intensitetit të tij, shkruan Class.
Një nga shkallët më të spikatura, u zhvillua në vitin 2002 dhe është krijuar për të vlerësuar nivelet e adhurimit të të famshmëve dhe sesi secili nivel ndikon në mirëqenien mendore.
Rreth një e treta e publikut të gjerë mund të përjetojë adhurimin e të famshmëve në një nivel patologjik kufitar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë