Fifi takohet me Erion Veliajn në Tiranë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, prej shumë vitesh është zhvendosur në Tiranë.
Kjo për shkak të angazhimeve e punëve të mëdha në shtetin amë e po ashtu edhe për mbrëmjet e koncertet që herë pas here realizon.
Ajo ditën e sotme (e diel) është takuar me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
“Lali i Tiranës me loken e Prishtinës”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Ndërkohë e njëjta fotografi është shpërndarë edhe në Instagramin e Veliajt, aty ku numëron afro 400 mijë ndjekës.
Fifi nga ana tjetër vetëm pak javë më parë u largua nga shtëpia e Big Brother VIP pasi nuk po ndihej mirë.
Ajo ka qenë një nga personazhet më të komentuar përgjatë qëndrimit në shtëpi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/01/2022
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































