Banorët e Big Brother VIP po vazhdojnë të qëndrojnë në “Dhomën e Dënimit” për shkak të zgjimeve të vona, teksa nuk janë njoftuar se deri kur do të zgjas ky dënim.
E derisa janë bashkë brenda një dhome nuk kanë munguar debatet mes tyre, një i tillë ka nis mes Fifit dhe Ilirit.
Ditën e sotme (e hënë), Fifi dhe Iliri kujtuan ofendimet që kanë bërë ndaj njëri-tjetrit.
Ishte Fifi ajo që ia kujtoi Ilirit që në debatin në oborr ai e kishte quajtur njeri gjysmak, ndërkohë ai u mbrojt duke i thënë se këngëtarja e kishte quajtur balerin i dështuar.
“Je shumë e dobët si njeri, nuk ke shans ti të më thuash mua balerin i dështuar, ose kur pi duhet të dish se çfarë pi dhe deri ku e mban pijen”, iu drejtua Iliri.
Më vonë në diskutim me Arjolën dhe Sabianin, ai tha se ishte faji i Fifit që janë në “Dhomën e Dënimit”, pasi ajo zgjohet çdo ditë vonë.
Në mbrojtje të Fifit doli Donaldi, i cili tha se dënimin duhet ta vuajnë të gjithë banorët dhe të mos hedhet faji te një person.
Kujtojmë që tensionet mes Fifit dhe Ilirit kanë nis javëve të fundit, pas fillimisht të dy kishin raporte të mira me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, Iliri është në mesin e banorëve të nominuar për tu larguar nga shtëpia këtë javë, së bashku me Sabianin, Beniadën dhe Einxhel. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.