LAJMI I FUNDIT:

FIFA publikon renditjen përfundimtare të vitit – Belgjika e para, Kosova vendi me ngritjen më të madhe më 2018

FIFA publikon renditjen përfundimtare të vitit – Belgjika e para, Kosova vendi me ngritjen më të madhe më 2018

FIFA ka publikuar renditjen përfundimtare  të Kombëtareve për vitin 2018, ku dhjetëshja e parë nuk ka pësuar ndryshime, ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës është ngjitur për plot 46 vende në këtë vit.

Në renditjen e re të FIFA-s, Belgjika vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 1727 pikë, por tani me pikë një hendek më të vogël të pikëve me ndjekësit.

Në vendin e dytë vazhdon të jetë kampioni i Botës, Franca me 1726 pikë, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Brazili me 1676 pikë.


FIFA publikon renditjen e re të kombëtareve - Kosova ngjitet gjashtë pozita, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë
Lexo po ashtu FIFA publikon renditjen e re të kombëtareve - Kosova ngjitet gjashtë pozita, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë

Në vendet tjera deri në pozitën e dhjetë renditen Kroacia në vendin të katërt, Anglia në të pestin, ndërsa Portugalia zë vendin e gjashtë.

Dhjetëshja mbyllet me Uruguain në shtatë, Zvicra në të tetin, Spanja në të nëntin dhe Danimarka e dhjeta.

Në njoftimin e saj, FIFA nuk ka lënë pa përmendur edhe Përfaqësuesen e Kosovës, e cila ka pasur ngritjen më të madhe në vitin 2018.

Në këtë vit, “Dardanët” janë ngritur për plot 46 pozita shkaku i rezultateve pozitive në Kupën e Kombeve, dhe tani mbyllin vitin në vendin e 131 me 1113 pikë.

Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë e mbyll vitin po ashtu në një pozitë të mirë, pra në vendin e 60-të me 1372 pikë. /Telegrafi/

Renditja e Kosovës në FIFA
Renditja e Shqipërisë në FIFA

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
Kalo në kategori