FIFA interpreton Kodin Disiplinor të saj në lidhje me çështjet e ngritura nga Komisioni i MKRS-së
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar një njoftim ku tregohet interpretimi i Kodit Disiplinor në lidhje me çështjet e ngritura nga Komisioni i MKRS-së për licencimin e federatave.
FFK do ta mbaj sot (e premte) nga ora 11:00 kuvendin e jashtëzakonshëm në të cilin pritet të votohet statuti i ri i këtij institucioni.
Pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë miratimi i Statutit dhe akteve tjera normative të nevojshme.
Megjithatë, ka pasur shumë zëra në lidhje me shkelje të ndryshime sidomos në lidhje me Kodin Disiplinor të FIFA-s dhe tashmë FFK ka publikuar një interpretim nga shtëpia më e madhe e sportit.
Njoftimi i FFK-së pa ndërhyrje
Sqarim për komunitetin e futbollit dhe opinionin e gjerë, lidhur me shkresat e llojllojshme të cilat kanë qarkulluar në media dhe një nga ato shkresa nga Komisioni i licencimit të MKRS-së, gjoja se Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ka të ndaluar ushtrimin e detyrës për arsye të shkeljes së Kodit Disiplinor të FIFA-s.
FIFA me një shkresë zyrtare sqaron dhe interpreton kodin disiplinor të saj, konkretisht nenin të cilit i është referuar ky komision i MKRS-së. Letra nga FIFA konfirmon që Presidenti i FFK-së, Agim Ademi nuk është në asnjë procedure disiplinore dhe nuk ka asnjë vendim disiplinor për ndonjë shkelje eventuale të kodit disiplinor të FIFA-s. Po ashtu, kjo shkresë sqaron interpretimin e nenit 71 pika 3 të Kodit Disiplinor të FIFA-s dhe që i përgjigjet interpretimit të gabuar të Komisionit të licencimit të MKRS-së.
Tutje, rikujtojmë që organi i vetëm i thirrur për të interpretuar Kodin Disiplinor të FIFA-s është organi përgjegjës në kuadër të FIFA-s.
Shpresojmë që në të ardhmen lidershipi i MKRS-së nuk do të lejojë që nga institucioni i tyre të dalin shkresa zyrtare të cilat bëjnë interpretime të gabuara për të cilat nuk janë të thirrur dhe nuk kanë mandat të bëjnë një gjë të tillë.
FFK si gjithmonë do të respektojë rregullativat e FIFA-s, UEFA-s dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe do të mbrojë interesin e futbollit dhe pavarësisë së organizatës.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Barcelona dhe Man Utd fillojnë bisedimet për Marcus Rashford, këto janë kushtet e klubeve
“Mund të garantoj se ky klub do të fitojë sërish trofe” – Dalot iu jep zemër tifozëve të Man Utd
E zbuloi vetë Yamal: Ylli i Barcelonës befason me kundërshtarin më të vështirë që ka pasur deri më tani
E zbuloi vetë Yamal: Ylli i Barcelonës befason me kundërshtarin më të vështirë që ka pasur deri më tani
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë
Milani pritet ta kompletojë trasnferimin e top lojtarit para derbit me Interin
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
FIFA bën revolucion në rregullat e transferimeve, mund të ndryshojë plotësisht të ardhmen e Salah në Liverpool
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij