Shumë tifozë janë duke debatuar në rrjetet sociale se kujt i takon epiteti i më të mirit në histori të futbollit, pas triumfit të Lionel Messit në Kampionatin Botëror.

Derisa koha e rregullt dhe vazhdimet në duelin mes Argjentinës dhe Francës përfundoi 3-3, në penallti, ishin argjentinasit që triumfuan 4-2, për t’u kurorëzuar kampion.

Me të përfunduar ndeshja, shumëkush e ka konsideruar Messin si G.O.A.T, (më i mirë i të gjitha kohërave), por ka edhe prej atyre që nuk pajtohen.

Lionel Messi FIFA World Cup Winner 2022

Mirëpo, FIFA nxitoi në këtë debat, duke ia vënë pikën dhe sipas tyre, shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka vulosur këtë pyetje, duke u konfirmuar si më i miri i të gjitha kohërave (Greatest Of All Time).

Postimi i shtëpisë së futbollit botëror u bë menjëherë viral në rrejtet sociale, duke e marrë si të kryer këtë epitet që i është vendosur anëtarit të Paris Saint-Germainin.

Por, nëse kërkoni në Twitter, mund të shikoni se postimi i tyre është fshirë dhe Messi nuk mund ta ketë zyrtarisht epitetin e më të mirit të të gjitha kohërave.


Tifozët mund të komentojnë se kut i takon epiteti G.O.A.T në hapësirën e më poshtme për komentet. /Telegrafi/

1 11

tw

telegrafi sport app