LAJMI I FUNDIT:

FIFA e ka dënuar Kanadanë me heqjen e 6 pikëve dhe trajnerët për një vit

FIFA e ka dënuar Kanadanë me heqjen e 6 pikëve dhe trajnerët për një vit

FIFA e ka dënuar Kanadanë me heqjen e 6 pikëve në turneun olimpik të futbollit dhe i ka dënuar të tre trajnerët për një vit, pas skandalit të spiunimit me dron.

Dënimi i rëndë nga shtëpia botërore e FIFA-s nuk ka mbaruar me kaq, pasi e ka gjobitur Federatën e Futbollit të Kanadasë edhe me rreth 208 mijë euro për çështjen që bëri bujë në Olimpiadën e Parisit.

Dy ndihmëstrajnerët u zunë duke përdorur dronin për të marrë informata nga stërvitjet e Zelandës së Re, para ndeshjes hapëse që u zhvillua të mërkurën, ku Kanadaja fitoi 2-1.


Përzgjedhësja Bev Priestman, që udhëhoqi Kanadanë drejt titullit në Olimpiadën e “Tokio 2020”, tashmë është suspenduar nga Federata e Futbollit e Kanadasë, dhe më pas është përjashtuar nga turneu Olimpik. Ajo nuk do të ketë të drejtë të ushtrimit të çfarëdo detyre në futboll për një vit.

FIFA ka kërkuar që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë të përshpejtuar dhe një gjë e tillë u bë të shtunën.

FIFA ka thënë se Priestman dhe dy asistentët e saj kanë qenë përgjegjës për “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ‘fair-playt’”.

Priestman dhe Federata kanadeze do të kenë të drejtë ankese në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Olimpiadës në Paris. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori