Fidel Castro u ka vënë prangat dhe ka torturuar të burgosurit politikë në një shkallë shumë herë më të lartë sesa Stalini gjatë epokës së terrorit të madh. Ai vrau më shumë kubanë në 3 vitet e para të pushtetit të tij, krahasuar me gjermanët që vrau Hitleri gjatë 6 viteve të para në pushtet.
Fidel Castro shpartalloi, përmes ekzekutimeve masive, burgosjeve masive, vjedhjeve masive dhe ekzilit, thuajse çdo familje në ishullin e Kubës. Shumë kundërshtarë të regjimit të Castros renditen mes të burgosurve politike që kanë vuajtur më gjatë se kushdo tjetër në historinë moderne, teksa janë përballur me kampet e përqëndrimit, punën e detyrueshme dhe dhomat e torturës për një periudhë 3 herë më të gjatë nëpër gulagun e Fidel Castros, sesa ka vuajtur Alexander Solzhenitsyn në gulagun e Stalinit.
Fidel Castro dhe Che Guevara janë të vetmit që mund të konsiderohen se e kanë mposhtur ISIS-in plot gjysmëshekulli më parë. Që në fillim të janarit të vitit 1959, ata nisën të filmonin vrasjet e tyre për të krijuar efektin shokues nëpër media. Fidel Castro ishte gjithashtu më afër se kushdo tjetër në histori në prag të nisjes së një lufte bërthamore mbarëbotërore.
Gjatë këtij procesi, Fidel Castro e shndërroi kombin shumë të civilizuar dhe me një standard jetese më të lartë sesa shumica e vendeve të Europës, në një lagje të varfër të shkatërruar nga sëmundjet tropikale dhe me normën më të lartë të vetëvrasjeve në hemisferën perëndimore.
Thuajse 20 herë më shumë njerëz kanë vdekur teksa përpiqeshin t’ia mbathnin nga Kuba e Castros, sesa janë përpjekur të largohen nga Gjermania Lindore. Ndërkohë që përpara epokës revolucionariste të Castros, Kuba mirëpriste më shumë emigrantë për frymë sesa çdo komb tjetër në botë, madje më shumë sesa vet Shtetet e Bashkuara.
Fidel Castro ndihmoi në trajnimin dhe financimin praktikisht të çdo grupi terrorist në botë, nga “Macheteros” në Puerto Rico, nga “Montoneros” në Argjentinë, “FARC”-u në Kolumbi, “Panterat e zeza”, e deri te “IRA”, apo “PLO” dhe “Al Fatah”.
Varret e viktimave të tij janë simbolike, gjithsesi, por shumica e trupave të pajeta gjenden ende nëpër varre masive të mbuluara me buldozerë, sipas urdhrave të atij, familja e të cilit mori ngushëllime nga presidenti Obama përmes një deklarate zyrtare.
Sipas kërkuesve dhe hulumtuesve të Arkivës së Kubës, numri total i viktimave të regjimit të Castros i përafrohet shifrës 100 mijë njerëzve. Popullsia e Kubës në vitin 1960 ishte 6.4 milionë, ndërkohë që sipas “Freedom House”, organizatës së të drejtave të njeriut, rreth 500 mijë kubanë kanë kaluar nëpër burgjet e Castros, sikurse dhe në kampet e punës së detyruar. Kjo e dërgon mesataren e të burgosurve politikë të Fidel Castros thuajse më lart sesa ajo e heroit të tij, Stalinit.
Ndaj dhe nuk është e mjaftueshme që liberalët të refuzojnë të njohin ndonjë justifikim pas festimeve nëpër rrugët e Miamit për vdekjen e tij. Çfarëdo që të thoni për Fidel Castron, askush nuk e ka akuzuar ndonjëherë atë për lexim të gabuar të rrjedhës mediatike amerikane, transmeton tch.
“Më e rëndësishme sesa rekrutimet ushtarake për ushtritë guerrile tonat, ka qenë rekrutimi i reporterëve amerikanë për të eksportuar propagandën tonë”, ka thënë Che Guevara në vitin 1959. Ndërsa Herbert Matthews, në prill të 1959-s u shpreh se “pa ndihmën e New York Times, Revolucioni në Kubë nuk do të kishte ndodhur kurrë”, duke cituar Fidel Castron teksa i jepte medalje atij. E siç shihet nga këto shprehje, shërbimet propagandistike nga shumica e medieve për regjimin e Castros vijon, pavarësisht një gjysmëshekulli sponsorizimi të terrorizmit, vrasjeve masive dhe torturave masive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos