Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur sot implementimin e programit “Futboll për Shkolla”, i cili është një program i menaxhuar nga FIFA. Ky program ka për qëllim të kontribuojë në edukimin, zhvillimin dhe fuqizimin e rreth 700 milionë fëmijëve në të gjithë botën.
“Futbolli për Shkolla” synon të bëjë futbollin më të qasshëm për djemtë dhe vajzat, duke përfshirë aktivitetet e futbollit në sistemin edukativ. Programi është dizajnuar për të promovuar aftësi dhe virtyte jetësore përmes futbollit dhe për të kontribuar në zhvillimin e fëmijëve si individë të mirë për shoqërinë.
Me anë të këtij projekti, FIFA dhe FFK do të krijojnë një ambient mbështetës, gjithëpërfshirës dhe do të kujdesen që të promovojnë mësimin dhe zhvillimin individual, së bashku me një kombinim të futbollit.
Programi “Futbolli për Shkolla” është i përputhur me politikat globale të sportit, edukimit dhe shëndetit, me qëllimin parësor për të avancuar përparësitë e zhvillimit.
Antonio Buenano nga FIFA, i cili është menaxheri i projektit “Futboll për Shkolla”, tha për faqen zyrtare të FFK-së se ky është një program shumë i veçantë sepse lidh edukimin me futbollin.
“Me anë të këtij programi do të bëjmë aftësimin e fëmijëve për jetën dhe në të njëjtën kohë edhe për futbollin. Pra, përmes lojës së futbollit do të ndihmojmë fëmijët që të bëhen qytetarë më të mirë. Ky është fillimi i programit, me anë të të cilit do të trajnohen rreth 50 edukatorë dhe arsimtar të edukatës fizike, të cilët njohuritë e tyre do t’i shfaqin tek kolegët e tyre, kështu duke e rritur rrjetin e këtij programi”, tha Buenano.
Përderisa përgjegjësja e këtij projekti në FFK, Albina Rrahmani, e cilësoi këtë projekt si një hap të rëndësishëm zhvillimor drejt objektivave të FFK-së, gjithpërfshirës dhe shtrirjes në tërë vendin.
“Aktualisht kemi 40 profesor të edukatës fizike, të cilët janë ura lidhëse mes fëmijëve, shkollave dhe programit, me anë të të cilëve do të bëjmë rritjen e rrjetit të këtij projekti, duke mundësuar futbollin në çdo rajon të Kosovës. Të gjithë fëmijët do të kenë mundësi të mësojnë futbollin dhe tiparet njerëzore përmes lojës së futbollit.” tha Rrahmani.
Aktualisht, në fazën e parë tre ditore janë përfshirë komunat e Pejës, Prizrenit, Podujevës, Mitrovicës dhe Gjilanit.
“Futbolli në Shkolla” do të vazhdojë të rrisë shtrirjen në tërë Kosovën me qëllimin e vetëm që, me anë të lojës më të famshme në botë, futbollit, të kontribuojë në ndryshimin individual dhe atë të komunitetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Elina Svitolina, tenistja që do të shkonte patjetër në luftë, por ka mbledhur 1.5 milion euro ndihmë për Ukrainën

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa