Ndeshja e javës së parë të IPKO Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit e paraparë të zhvillohet sonte, e hënë 20 gusht nga ora 19:45, është shtyrë për shkaqe të mospranim-dorëzimit të stadiumit.

Datën e zhvillimit të ndeshjes do të njoftohet më vonë.


Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 20.08.2018, lidhur me ndeshjen KF “Prishtina” – KF “Gjilani”, bazuar në informacionin e KF ‘Prishtina’ dhe zyrtarëve të Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sport, në pajtueshmëri me nenin 58 të Propozicioneve të Garave dhe nenit 67 të Rregullores së Garave, nxori këtë.

Super Kupa Drita Prishtina foto Ridvan Slivova 43

V E N D I M

1.Ndeshja e javës së parë e IPKO Superligës së Kosovës ndërmjet KF “Prishtina” – KF “Gjilani” e përcaktuar për t’u zhvilluar më datë 20.08.2018 në orën 19:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, SHTYHET shkaku i mospranimit teknik të stadiumit nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Arsyetim

Komisioni i Garave ka përcaktuar orarin e zhvillimit të ndeshjeve të javës së parë të IPKO Superligës së Kosovës, ku ndeshja KF “Prishtina” – KF “Gjilani” është përcaktuar të zhvillohet më datë 20.08.2018 në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:45 nga kompania “Digitalb” që i ka të drejtat televizive të IPKO Superligës.

Komisioni i Garave gjatë regjistrimit të ndeshjeve të javës së parë u informua nga KF “Prishtina” dhe MKRS se kjo ndeshje nuk mund të zhvillohet me arsyetimin se stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është pranuar teknikisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Prishtina Drita

Për terminin e ri të zhvillimit të kësaj ndeshjeje Komisioni i Garave do t’i njoftojë të dy klubet dhe opinionin me kohë.

Nga theksimet e lartpërmendura u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 20.08.2018.

telegrafi sport app