LAJMI I FUNDIT:

FFK fillon shpërndarjen e katapultave për klubet e Superligës

FFK fillon shpërndarjen e katapultave për klubet e Superligës
(Foto: ffk-kosova.com)

Federata e Futbollit e Kosovës tash e një kohë e ka filluar procesin e digjitalizimit, derisa nga sot ka nisur edhe projekti për digjitalizimin e klubeve.

Presidenti Agim Ademi sot (e hënë) e ka vizituar KF Drita në seancën stërvitore, me ç’rast është bërë edhe dorëzimi i pakos së katapultave, projekt ky mjaft i kushtueshëm por të cilin FFK ka nisur ta implementojë me qëllim të përkrahjes së klubeve dhe përfshirjes së tyre në procesin e digjitalizimit.

Ky projekt do t’i ndihmojë trajnerët e klubeve në punën e tyre të përditshme dhe në rritjen e punës profesionale të ekipeve, ngase kjo pajisje GPS i vendoset futbollistit nën fanellë dhe më pas nëpërmjet softuerit përcillet çdo lëvizje e tij dhe puna që ai bën gjatë stërvitjes apo ndeshjes.


Presidenti Ademi gjatë kësaj vizite, para futbollistëve dhe stafit të KF Drita, theksoi rëndësinë që FFK është duke i dhënë përmirësimit të kushteve për zhvillimin e futbollit në vendin tonë. Ai theksoi se FFK është duke punuar në strategjinë afatgjate dhe në kuadër të procesit të digjitalizimit ka vendosur t’i ndihmojë edhe klubet me projektin e katapultave.

“Ky është një projekt mjaft i kushtueshëm, por duke ditur vështirësitë me të cilat ballafaqohen klubet kemi dashur që t’i ndihmojë ato me këtë projekt, që ndihmon pikësëpari futbollistët në përmirësimin e tyre profesional. Po ashtu, këto pajisje ofrojnë shumë mundësi për stafin e trajnerëve për të ndjekur në mënyrë sa më profesionale punën e secilit futbollist dhe njëherësh në aspektin e përgjithshëm ndihmon edhe në rritjen e cilësisë së ligës”, ka thënë presidenti Ademi.

Ndërkaq, në emër të klubit presidentin Ademi e ka falënderuar drejtori Feti Murseli për këtë projekt dhe për ndihmën që FFK po i jep klubeve në të gjitha aspektet. Ai ka thënë se klub e kanë pasur në agjendë blerjen e këtyre pajisjeve, por kur do të arrinin ta realizonim këtë nuk dihej, ngase janë pajisje mjaft të kushtueshme.

Shpërndarja e katapultave do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme për klubet e tjera të Superligës. Sistemi i tillë GPS përdoret vetëm në vendet më të zhvilluara, teksa Kosova bëhet ndër vendet e para në Ballkan që fillon me përdorimin e këtij sistemi nga të gjitha klubet e elitës.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
“Ky ekip i Realit nuk është Galacticos”, Seedorf nis një debat në lidhje me ekipin aktual të Los Blancos

“Ky ekip i Realit nuk është Galacticos”, Seedorf nis një debat në lidhje me ekipin aktual të Los Blancos

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Ibrahimovic tregon pse nuk mund të bëhet kurrë trajner i futbollit

Ibrahimovic tregon pse nuk mund të bëhet kurrë trajner i futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori