Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, në një opinion të sotëm mbi debatin e këtyre ditëve për pajisjen përgjuese ka dhënë disa detaje të reja duke iu referuar burimeve nga shërbimet të inteligjencës shqiptare.
Sipas Fevziut duke iu referuar burimeve pajisja përgjuese është futur në Shqipëri mëngjesin e datës 12 mars 2016, nga porti i Durrësit, në bagazhin e makine BMW me targa italiane.
“Pajisja është një pajisje e sofistikuar izrealite e modelit IMSI-Catcher, e cila shërben si për identifikimin e numrave telefonikë në një distancë të madhe, ashtu edhe për dekriptimin e bisedave të kriptuara si Viber dhe Whatsaap. Pajisja luan rolin e një antene të telefonisë celulare fallco dhe klonon në moment numrin i cili do të përgjohet. Që nga ky moment, çdo bisedë audio dhe çdo sms shkon si tek numri ku është nisur ashtu edhe në numrin e klonuar që ndodhet në këtë pajisje.
Sipas një kërkimi në internet, pajisja mund të shërbejë për të bllokuar numra të caktuar, për t’i nxjerrë ata jashtë shërbimi, ose për të zhurmuar telefonatat. Me një soft më të përparuar, IMSI, mund të hapë dhe të lexojë bisedat e kriptuara të platformave të ndryshme, por kjo ka një kosto shumë të lartë. Në një rrethanë tjetër, ajo mund ta kthejë telefonin e përgjuar në një mikrofon për përgjim ambiental, ose përmes instalimit të padukshëm të një programi, mund të marrë të gjitha datat që ai ka, pra fotot apo testet dhe dokumentat që diksuh ruan në telefon. Pajisja kushton rreth 1 milion usd por programet e saj kanë kosto shtesë”, ka shkruar veç tjerash Fevziu.
Fevziu dyshon duke hedhur dhe nje pyetje se përse policia heshti më shumë se 48 orë dhe e pranoi ekzistencën e saj me aq vonesë. Por kjo mbetet të shihet nga hetimi. Nëse gjithçka është kaq e thjeshtë sa thuhet, apo pas saj ka operacione ilegale që mund të ktheheshin në një skandal politik.
“Opinion.al ka informacione se variante më minore të së njëjtës pajisje, disponohen edhe privatisht në Shqipëri. Gjë që është krejtësisht e paligjshme dhe problematike. Por edhe kjo mbetët për t’u vërtetuar”, ka përfunduar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës