Fetai: Kemi takime për krijimin e një partie VLEN

Në emisioni “Debat në Shenja”, zëvendësryeministri Arben Fetai tha se koalicioni VLEN është mëi bashkuar se kurrë.
“Gjatë javëve të fundit kemi patur takime intensive për të shkuar drejt shkrirjes drejt një subjekti dhe krijimi të një partie VLEN. Kjo është një hap kogja i madh dhe nëse ndodh kjo, do të ishte një hap gjigant, që është në përputhje edhe me vullnetin popullor të shprehur edhe me votë”, tha Fetai.
Ai shtoi se shkrirja e VLEN-it do të jetë një hap gjigant, i paparë deri tani.
Fetai tha se bashkimi në një parti nuk është proces i lehtë e cila mund të ndodh brenda nate.
Nga
Telegrafi
19/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































