Dani Olmo shënoi golin e dytë në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Osasuna në ndeshjen e fundit të La Ligas.

Me këtë fitore, Barcelona është në vendin e parë me dhjetë xhiro të mbetura, tri pikë përpara kampionit aktual Real Madridit.


Olmo shënoi nga pika e bardhë, por në përpjekjen e tij të dytë. Goditja e tij e parë u prit nga portieri i Osasunas, Sergio Herrera, por penalltia u rikthye pasi një nga lojtarët e mysafirëve u fut shumë herët në zonën e rreptësisë.

Olmo shënoi në tentativën e tij të dytë, por ajo që ndodhi në goditjen e parë është interesante.

Pasi Olmo fitoi një penalltinë duke u rrëzuar nga Herrera, gjyqtari Mateo Busquets Ferrer tregoi te pika e bardhë. Olmo u fut brenda dhe gjuajti, por portieri i Osasunas bëri një pritje të shkëlqyer nga pika e bardhë.

Gjyqtari më pas bëri një lëvizje që disa tifozë futbolli dhe tifozë të Barcelonës e interpretuan si festë nga ai, pasi lojtari i Barcelonës nuk shënoi.

Në video shihet se pasi portieri priti penalltinë e Olmos, referi shtrëngoi grushtin dhe bëri një gjest me dorë. Disa tifozë të Barcelonës e interpretuan këtë si një festë për një pritje penalli. /Telegrafi/

telegrafi sport app